Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Kosova nuk ka porositur 16 automjete ushtarake BMC Altug nga Turqia

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një video-materiali të publikuar në TikTok, pretendohet se Kosova ka porositur nga Turqia 16 automjete ushtarake BMC Altug 8×8.

Kjo përmbajtje u publikua me 18 gusht nga llogaria “dardania_seal”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info u vërtetua se ky pretendim është i rremë. Aktualisht vetëm Presidenca e Industrisë së Mbrojtjes në Turqi ka nënshkruar kontratë me kompaninë turke të mbrojtjes “BMC”  për furnizimin me këto automjete.


Hibrid.info gjeti njoftimin e kompanisë BMC, e cila prodhon këto automjete. Në ueb-faqen zyrtare të kësaj kompanie sqarohet se këto automjete janë porositur vetëm nga Presidenca e Industrisë së Mbrojtjes në Turqi.

“BMC, një nga prodhuesit kryesorë të automjeteve ushtarake në Turqi, nënshkroi një kontratë të rëndësishme me Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes (SSB) më 24 shkurt 2025 në kuadër të Projektit të Automjeteve të Gjeneratës së Re “Kulla” 35 mm. Në përputhje me marrëveshjen, 29 Automjete Luftarake të Blinduara ALTUĞ 8×8 do t’i dorëzohen Komandës së Forcave Tokësore dhe do të ofrohen shërbime duke përfshirë aktivitetet e Mbështetjes së Integruar Logjistike të automjeteve të lartpërmendura”, thuhet në njoftim, duke shtuar se dërgesat janë planifikuar të fillojnë në vitin 2027. (shih këtu)


Pas hulumtimit me anë të motorit të kërkimit “Google”, me fjalët kyçe “Kosova porositi 16 BMC Altug”, nuk u gjet asnjë rezultat që tregon raportime për konfirmim të këtij pretendimi, 30 ditët e fundit.

Gjithashtu, në njoftimet e fundit të faqeve në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, nuk është gjetur asnjë njoftim që do të vërtetonte pretendimin. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Një video e publikuar më 18 gusht në TikTok nga llogaria “dardania_seal” pretendon se Kosova ka porositur 16 automjete ushtarake BMC Altug 8×8 nga Turqia.

Pas verifikimit nga hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i rremë. Aktualisht, kontratë për furnizim me këto automjete ka vetëm Presidenca e Industrisë së Mbrojtjes në Turqi me kompaninë “BMC”. Sipas njoftimit zyrtar të BMC-së, 29 automjete do t’i dorëzohen Forcave Tokësore të Turqisë, me dërgesa që pritet të nisin në vitin 2027.

Në kërkimet online dhe në njoftimet e institucioneve të sigurisë në Kosovë nuk u gjet asnjë dëshmi që mbështet pretendimin për blerje nga Kosova.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere