[email protected]
Kosova pajtohet të zvogëlojë praninë policore për 25%, e jo në 25%, në dhe rreth ndërtesave komunale në veri
shape
shape
shape

Disa media në gjuhën shqipe kanë publikuar artikuj rreth pajtueshmërisë së Qeverisë së Kosovës, me planin e Bashkimit Europian për deeskalim të situatës në veri, të publikuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Përkundër faktit që Bislimi në postimin e bërë në Facebook ka bërë të ditur qartë se në çfarë mase do të tërhiqen njësitë policore të Kosovës nё dhe rreth ndërtesave komunale, kjo është interpretuar në forma të ndryshme nga disa media në gjuhën shqipe.

Gazeta Metro pretendon se  vetëm 25% e policisë do të jetë prezentë në atë pjesë: “Janë publikuar katër pika, ku tregohet se si do vjen deri të deeskalimi në veri, e ndër lëshimet që Kurti dhe Qeveria e Kosovës ka bërë është edhe zvogëlimi i pranisë së policisë menjëherë në atë pjesë, e ku vetëm 25% e policisë do të jetë prezente.” (këtu)

Gazeta Blic pretendon se “parashihet tërheqja e pranisë policore, në masën 75 për qind përreth ndërtesa komunale”. (këtu)

Gazeta Insajderi pretendon se Qeveria bashkë me BE-në kanë marrë vendim që të tërheqin 25 për qind të policisë nga veriu. (këtu)


Besnik Bislimi në llogarinë e tij në Facebook informoi rreth arritjes së një dakordimi për deeskalim të situatës në veriun e Kosovës gjatë takimit në Bratisllavë me Përfaqësuesin e Lartё tё Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. Ai ndër të tjera theksoj faktin së është arritur marrëveshje për mosndërmarrjen e veprimeve që mund tё eskalojnё situatën në veriun e vendit, ku përfshihet një zvogëlim i menjëhershëm për 25% i prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale.

“Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm për 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.” (këtu)

Pra, sa i përket zvogëlimit të menjëhershëm të prezencës policore, sipas Bislimit bëhet fjalë për uljen e prezencës së tyre për 25%, në dhe rreth ndërtesave komunale. Pra nuk zvogëlohet prezenca policore në 25%, por për 25%, dhe atë në dhe rreth ndërtesave komunale e jo në veri.


Analiza:

Disa media pretenduan se pas dakordimit për deeskalim të situatës në veri, prezenca e policisë së Kosovës do të zvogëlohet në 25%, pra do të tërhiqen 75% e tyre nga ndërtesat komunale dhe rreth saj.

Bazuar në postimin e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi për arritjen e marrëveshje për deeskalim të situatës në veri, prezenca e njësive policore në dhe rreth ndërtesave komunale do të zvogëlohet për 25%.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto pretendime si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others