Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA
[ ARTIKULLI ]

Zaharova e përmend pa fakte Kosovën në krahasimin me Ukrainën ndërlidhur me terrorizmin

FESTIM RIZANAJ

Në mediat ruse shërbimet në gjuhën serbe është publikuar një deklaratë e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, lidhur me sulmin e armatosur në një sallë koncertesh në afërsi të Moskës më 22 mars 2024.

Përkundër faktit se përgjegjësinë e këtij sulmi e mori grupi militant, shteti islamik (ISIS), Zaharova e fajësojë Ukrainën për ndërlidhje me këtë grup, duke shtuar se ky shtet po ia kalon edhe Kosovës sa i përket terrorizmit.

Përmendja e Kosovës ndërlidhur me terrorizmin nuk faktohet nga Zaharova.


Vegëza e deklaratës publikuar të Zaharovës në mediat ruse në gjuhën serbe:

https://lat.sputnikportal.rs/20240323/zaharova-ukrajina-prevazilazi-i-kosovo-u-ekstremistickom-ludilu-1170145414.html

https://lat.rt.rs/rusija/82064-zaharova-napad-ukrajina-kosovo/


Pjesë të deklaratës së Zaharovës të përkthyera në shqip:

“Tani ne e dimë se në cilin vend këta bastardë gjakatarë planifikonin të fshiheshin nga persekutimi – në Ukrainë. I njëjti vend që, në duart e regjimeve liberale perëndimore, është kthyer në një qendër të përhapjes së terrorizmit në Evropë për dhjetë vjet, duke ia kaluar edhe të ashtuquajturës Kosovë në çmenduri ekstremiste”, tha Zakharova.


Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme Maria Zaharova, duke komentuar pretendimet se terroristët që morën pjesë në sulmin në Moskë janë arrestuar jo shumë larg kufirit ukrainas, tha se Ukraina e ka tejkaluar edhe të ashtuquajturën Kosovë në aspektin e terrorizmit.

Sa i përket përfshirjes së Ukrainës në rastin e sulmit në afërsi të Moskës, kjo u mohua nga zyrtarët shtetërorë ukrainas, duke bërë të ditur se Ukraina “nuk ka përdorur kurrë metoda terroriste”. (këtu)


Ndërlidhja dezinformuese në mes zhvillimeve në Ukrainë me Kosovën nga ana e Rusisë është një nga narrativat dezinformuese të përdorura pas agresionit rus në Ukrainë. Shpeshherë edhe zyrtarët rusë por edhe mediat e afërta me pushtetin atje i janë referuar dhe vazhdojnë t’i referohen Kosovës për të krijuar paralele me agresionin në Ukrainë.(shihni artikullin e plote narrativave dezinformuese ruse ndërlidhur me Kosovën, këtu)

Së fundmi edhe Zaharova u mundua që sulmin, e cilësuar si terrorist, në sallën e koncerteve në afërsi të Moskës ta ndërlidh me Ukrainën duke e përmend edhe Kosovën, si vatër e terrorizmit ekstrem fetar. Zaharaova këtë nuk arrin ta faktojë.

Një narrativë e tillë për përfshirjen e grupeve ekstremiste fetare në Kosovë, si dhe përshkrimi i Kosovës si një nga vatrat e kësaj janë bërë edhe nga media në gjuhën serbe, e të cilat nuk janë faktuar veçse kanë mbetur si narrativë dezinformuese. (këtu, këtu, këtu, këtu)

Për më tepër, Republika e Kosovës ka publikuar strategjinë shtetërore për parandalimin dhe luftimin e terrorizimit 2023-2028 në të cilën theksohet fakti se:

“Republika e Kosovës do të vazhdojë të jetë pjesë aktive në luftën globale kundër terrorizmit dhe financimit të tij, përmes bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë me partnerët dhe mekanizmat ndërkombëtarë që trajtojnë këtë fushë. Për të reaguar ndaj të gjitha formave të terrorizmit, Republika e Kosovës dhe institucionet e saj udhëhiqen nga Strategjia Globale e Kombeve të Bashkuara kundër Terrorizmit, e cila është udhërrëfyes për çdo përpjekje për t’iu kundërvënë këtyre dukurive. Autoritetet shtetërore janë duke zbatuar edhe Marrëveshjen me Komisionin Evropian për zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor, vlefshmëria dhe vazhdimi i të cilit është zgjatur në tetor 2020.” (këtu)

Krahas kësaj, Kosova ka bashkëpunime ndërkombëtare, përfshirë këtu dhe SHBA-të, për të luftuar terrorizmin, si dhe është anëtare e Koalicionit Global kundër kundër grupit militant, ISIS.(këtu)


Analiza:

Përmendja e Kosovës ndërlidhur me terrorizmin nga ana e zëdhënëses, Zaharova pas sulmit në sallë koncertesh në afërsi të Moskës, nuk qëndron.

Kosova ka strategjinë shtetërore për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit si dhe është pjesë e organizimeve ndërkombëtare kundër grupit militant, shteti islamik (ISIS).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “teori konspirative”.


Vlerësimi/përkufizimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere