Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

COVID: Pretendimet se vaksinat dëmtojnë fertilitetin, të pabaza

HIBRID

Pretendimet në mediat sociale se vaksinat për COVID-19 mund të ndikojë në fertilitetin femëror janë të pabazuara, thonë ekspertët.

Në këto postime është pretenduar gabimisht se vaksina “Pfizer” mund të shkaktojë infertilitet tek gratë, ose të ndikojë që trupat e tyre të sulmojnë placentën.

Por nuk ka asnjë “mekanizëm biologjik të besueshëm” që dëshmon se vaksina mund të ndikojë në plleshmëri, thotë Prof Lucy Chappell, profesor në obstetrikë në “King’s College London”, njëherit zëdhënës i Obstetërve dhe Gjinekologëve të këtij kolegji në Mbretëri të Bashkuar (MB).

Si funksionon vaksina?

Vaksina funksionon duke dërguar një mesazh në trup me një plan, duke e lejuar atë të prodhojë një fragment të vogël, të parrezikshëm të “pikës” dalluese të virusit Korona.

Kjo e shtyn sistemin imunitar të fillojë veprimin, duke prodhuar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut për të luftuar virusin – dhe duke i mundësuar këtij sistemi ta njohë sërish virusin, në rast se has në të pas një kohe.

Këto “grimca të vaksinës” janë jashtëzakonisht jetëshkurtër: ato japin mesazhin e tyre dhe pastaj shkatërrohen. Kjo është arsyeja pse vaksina Pfizer në veçanti duhet të ruhet me kaq kujdes – materiali gjenetik që përmban prishet dhe bëhet i padobishëm shumë lehtë.

Çfarë thonë provat?

Në internet, disa njerëz kanë shkruar për një version të mëparshëm të udhëzimit të botuar nga qeveria e MB që thoshte se ishte ende “e panjohur” nëse vaksina Pfizer kishte një ndikim në pjellori. Por, që nga ajo kohë janë bërë shumë përditësime, në mesin e të cilave janë edhe testet në kafshë të cilat rezultuan se vaksina nuk ka treguar se ka ndonjë efekt të dëmshëm në sistemin riprodhues.

Një pjesë e konfuzionit këtu ka të bëjë me atë se si shkencëtarët i përshkruajnë gjërat në krahasim me mënyrën se si shumica prej nesh do t’i kuptonte ato në jetën tonë të përditshme.

Kur shkencëtarët thonë se nuk ka “asnjë provë” nënkupton se nuk ka pasur ende një studim afatgjatë mbi këtë vaksinë specifike – por kjo nuk do të thotë që nuk ka fare fakte, por se janë duke punuar në atë aspekt.

Në fakt, profesor Chappell, tha se ka shumë prova nga vaksinat e më hershme që funksionojnë me të njëjtën logjikë me ato të virusit Korona të cila nuk kanë pasur asnjë ndikim në pjellori dhe janë plotësisht të sigurta dhe rekomandohen për përdorim gjatë shtatzënësisë.

(Artikulli i plotë në BBC)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere