Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon të publikohet në TikTok pretendimi i rremë për ekzistencën e një pandemie të re

HIBRID

Llogaria në TikTok me emrin “kijameti2024” po vazhdon të publikojë video-materiale ku pretendohet për ekzistencën e një virusi të ri.

Video-materiali i publikuar sot (7 qershor) mban mbishkrimin që paralajmëron fundin e botës në vitin 2024 dhe se virusi që sipas pretendimit cilësohet edhe si pandemi, ka shpërthyer në Kinë dhe SHBA, duke marrë jetën e mbi dy milionë njerëzve.

Hibrid.info përsëri ka verifikuar dhe vërtetuar faktet për ta hedhur poshtë pretendimin e ngritur nga llogaria në fjalë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “kijameti2024”:

https://www.tiktok.com/@kijameti2024/video/7241811560472087835

Hibrid.info, pasi ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit, ka arritur të gjejë listën e sëmundjeve infektive të përhapura aktualisht, në faqen e “Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” (CDC), agjenci shtetërore e SHBA-ve. Në listën e shpallur, në asnjërën prej sëmundjeve të përhapura infektive, nuk figuron virusi i pretenduar në video-materialet e lartcekura, me emrin “Axar” (shih këtu).


Po ashtu hibrid.info ka vërtetuar që nëse kërkoni në motorin e kërkimit, “Google.com”, për fjalën “axar virus”, nuk do të shfaqen dëshmi që provojnë ekzistencën e këtij virusi. (shih fotografinë më poshtë)


Nuk është hera e parë që një pretendim i tillë verifikohet nga hibrid.info (shih këtu dhe këtu).


Përderisa pretendimet e njëjta publikoheshin në TikTok nga llogaria me emër “lumjanana009”, për të cilën nëse kërkoni nuk mund ta gjeni (shih këtu), tashmë një pretendim i njëjtë po vazhdon publikohet në llogarinë “kijameti2024”. (shih këtu)


Analiza:

Llogaria “kijameti2024” ka publikuar një video-material në TikTok.

Në video-material pretendohet për ekzistencën e një virusi me emrin “Axar”, që ka shpërthyer në SHBA dhe Kinë duke marrë jetë e mbi 2 milionë njerëzve,  por që hibrid.info ka vërtetuar se një virus i tillë nuk ekziston.

Andaj bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin në këtë video-material si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësisht prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere