Të fundit | Protestuesit në Shqipëri nuk brohoritën “Duam Albin Kurtin”, por “Ju erdhi… Të fundit | Rishikimi i javës: Sondazhe të rreme zgjedhore e video me IA, pretendime pë… Të fundit | Publikohet Exit Poll i rremë duke keqpërdorur emrin e një kompanie franceze Të fundit | Pretendim i rremë për heqjen e monumentit të “Car Llazarit” pas zgjedhjeve Të fundit | Sondazh i rremë me emër të një organizate që figuron pasive në ARBK Të fundit | Deklaratë e pavërtetë që i atribuohet zyrtares amerikane për zgjedhjet në K… Të fundit | Inteligjenca artificiale në fushatat politike: mes ilustrimit të premtimeve… Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me…
[ ARTIKULLI ]

Me imazh të vjetër pretendohet përsëri rrejshëm për futjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh ku shfaqen forca policore, me mbishkrimin që pretendon se në fshatin Karaqevë, komuna e Kamenicës, janë parë teksa lëvizin xhandarmëria serbe.

Fotografia është publikuar më 25 dhjetor në TikTok nga një llogari me emrin “fokusi.dites”.

Hibrid.info ka gjetur se pretendimi aktual është paraqitur me anë të një fotografie të vjetër.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave të kërkimit dhe ka gjetur se Qëndron Kastrati, ish-kryetari i Komunës së Kamenicës kishte treguar për hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, përkatësisht në Karaqevë, me anë të një postimi më 20 mars në vitin 2020, ku kishte publikuar këtë fotografi, me anë të së cilës është paraqitur përmbajtja e trajtuar në këtë tekst.


Hibrid.info po ashtu ka hulumtuar përmes makinës së kërkimit, “Google”, për të gjetur raportime të mundshme gjatë kësaj jave, në lidhje më këtë pretendim, por rezultatet nga kërkimi nuk kanë ofruar asgjë konkrete.

Nuk është hera e parë që hibrid.info ka trajtuar përmbajtje të ngjashme (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi për hyrjen e xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës gjatë ditëve të fundit nuk është i vërtetë. 

Fotografia që tregon xhandarmërinë serbe brenda Kosovës, nëpërmjet së cilës edhe është paraqitur pretendimi, është origjinale, por e njëjta ishte shkrepur në vitin 2020.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere