Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i vjetër për renditjen e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Medias publikohet si aktual

FATBARDH DEMA

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një artikull që pretendon se Kosova ka rënie sa i përket lirisë së mediave, duke u renditur e 99-ta. Kjo pozitë bën që Kosova të jetë më së keqi nga vendet e Ballkanit.

Ky pretendim është publikuar të hënën (8 dhjetor) nga mediat si “klankosova.tv”, “ekonomiaonline.com”, “gazeta10.com”, “lajmi.net”,  “paparaci.com”, “gazetametro.net”, “demokracia.com”, “orainfo.com”, “jepize.com”, “radiostargjilan.com” dhe në faqet në Facebook si “Sinjali”, “Jepi zë”, “Bota Sot E Re” dhe “Fokus +”.

Çka nuk shkon me këto përmbajte?

Hibrid.info ka gjetur se renditja e vendeve sa i përket lirisë së mediave ishte publikuar më herët (2 maj) nga organizata “Reporterët Pakufij”. Kjo rënditje është publikuar nga këto media dhe faqe të hënën (8 dhjetor) si aktuale.


Artikujt janë bazuar në një imazh, të publikuar të hënën (8 dhjetor) nga një llogari në instagram me emrin “europe.magazine”. Fotografia përmban vendet e Evropës dhe renditjen e tyre për lirinë e medias (shih këtu).

Të dhënat janë marrë nga Indeksi i Lirisë së Shtypit për vitin 2025, që është publikuar nga “Reporterët Pakufij”.

Raporti për renditjen e 180 shteteve u publikua më 2 maj të këtij viti nga kjo organizatë (shih këtu dhe këtu). Që nga maji i këtij viti, nuk ka raport të ri të publikuar. Raporti tregonte se Kosova renditej e 99-ta, duke rënë për 24 pozita në krahasim me vitin e kaluar.

Në asnjë nga artikujt e trajtuar të cilët kanë publikuar pretendimin nuk përmendet se raporti me të dhëna për lirinë e medias nga “Reporterët pakufij”, ishte publikuar në maj të këtij viti.

Analiza:

Pretendimi se Kosova renditet e 99-ta për nga liria e mediave është i saktë.

Megjithatë, Indeksi i Lirisë së Shtypit për 2025, që e rendiste Kosovën në këtë pozicion, ishte publikuar në maj të këtij viti nga “Reporterët Pakufij”.

Të dhënat nuk janë përditësuar ende, por artikujt që shpërndanë pretendimin nuk e përmendin këtë fakt, duke bërë që lajmi të duket si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere