Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me deklaratë të trilluar

HIBRID

Artikulli me titull “Fatmir Limaj: ‘Krahi i Iuf tes duhet me drejtu shtetin e Kosovës, jo Albini.’”, është publikuar nga portali i dyshimtë “Mergata.eu”.

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Pas hulumtimit dhe kërkimit të bërë nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë e bërë nga Limaj.

Teksti i artikullit të publikuar në “Mergata.eu”:

Fatmir Limaj: ‘Krahi i Iuf tes duhet me drejtu shtetin e Kosovës, jo Albini.’

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj mendon se krahi i Iuftes duhet ti marrë pozitat më të mira në shtetin e Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe vetë ai, ndërsa jo Albin Kurti.

‘Unë, Hashimi, Kadria edhe Ramushi duhet ti marrim pozitat më të mira në shtet, se na kemi qenë në maI në vitin 99, e Albini u shetit në Europë.’ happeni happsiren e më p00shtme ndiqniiii pamjeet e intervistess.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Mergata.eu”:

https://mergata.eu/fatmir-limaj-krahi-i-iuf-tesduhet-me-drejtu-shtetin-e-kosoves-jo-albini/


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “Mergata.eu” përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Pas kërkimit të bërë nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, nuk është gjetur asnjë deklaratë e ngjashme e Limajt. Ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere