[email protected]
Nuk do të ketë ndryshim të masave kufizuese
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Gazeta Aktive” përmes portalit të dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “EKSLUZIVE : Ndryshon orari i ores policore ja vendimi qe u be para disa minutash!”.

Artikulli përmban titull të rremë, ndërsa përmbajtja është e vjetër dhe e ndryshuar nga ky portal i dyshimtë.

Lajmi është publikuar më 15 dhjetor nga KlanKosova.tv, ku sipas burimeve të këtij televizioni është raportuar se, nga data 23 dhjetor deri më datën 3 janar, nuk do të ketë renditje të komunave në zona, gjë që nuk ka ndodhur.

Megjithatë, portali “gjithckafresh.info” e ka marrë këtë artikull nga Klan Kosova, të cilit i ka ndryshuar përmbajtjen dhe titullin.

Teksti i artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

EKSLUZIVE : Ndryshon orari i ores policore ja vendimi qe u be para disa minutash!

Bordi Këshilldhënës për menaxhimin e pandemisë COVID-19 nesër pritet t’i rekomandojë Qeverisë së Kosovës masat e reja ndaj koronavirusit.

Një burim brenda këtij bordi i tha Klan Kosovës, se nga data 30 dhjetor deri më datën 3 janar nuk do të ketë renditje të komunave në zona.

Sipas kësaj lëvizja e lirë pritet të zgjatet deri në orën 22:00.

Meshat nëpër kisha do të ndalohen për krishtlindje. Po ashtu nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në sheshe.

Nesër ato pritet për t’u vendosur dhe për t’u votuar në Qeverinë e Kosovës. Bordi vlerëson se situata epidemiologjike në Kosovë mbetet më e mirë.

Vegëza e artikullit të publikar në “gjithckafresh.info”:

https://gjithckafresh.info/news/3978?fbclid=IwAR3PFCbfhNFgZh_gG617WWbePtK4vWlLUsPXFJPCbAAhmPn8Dql4y2SnmtU


Më poshtë mund të lexoni shkrimin origjinal të publikuar nga klankosova.tv me datë 15 dhjetor.

https://klankosova.tv/rekomandohen-masat-te-reja-ne-levizje-per-festat-e-fundvitit/?fbclid=IwAR0Yh5tMa8vxCTuaJlAXaZ4BHsvm0lMTDxEcuM7xXSqgx50OYEtNHRH8nMM


Analiza:

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka marrë artikullin e publikuar më 15 dhjetor nga “klankosova.tv”, të cilit i ka ndryshuar përmbajtjen dhe titullin, e më pas e ka publikuar duke pretenduar ta paraqes atë si aktual. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “lajm i rremë”, “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others