[email protected]
Titulli “Rikthehet jeta e natës në qytet”, nuk ka të bëjë me Kosovën
shape
shape
shape

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Rikthehet jeta e natës në qytet”.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve ka vërejtur se titulli i këtij artikulli është përgjithësues. Ndwrsa, lajmi vërehet se ka të bëjë veçanërisht me qytetin e New York-ut në SHBA.

Duke pasur parasysh se portali “kosova-sot.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për orën policore në Kosovë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në kosova-sot.info:

Qyteti që nuk fle kurrë më në fund po qëndron zgjuar pas 14 muaj mbylljeje nga pandemia. Asnjë qytet tjetër në Shtetet e Bashkuara nuk u godit aq rëndë sa Nju Jorku, ndaj rihapja e jetës së natës atje është një shenjë shprese për shumë njerëz në të gjithë botën.

Mbrëmja e së premtes në qytetin e Nju Jorkut u shoqërua me shumë festime. Ishte fundjava e parë që nga fillimi i pandemisë që baret dhe restorantet u hapën pa kufizime për të vaksinuarit. Christina Albert thotë për Zërin e Amerikës se qyteti ka filluar të gjallërohet.

Vegëza e artikullit të publikuar në kosova-sot.info:

https://www.kosova-sot.info/lajme/546033/rikthehet-jeta-e-nates-ne-qytet/


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me rikthimin e jetës së natës në New York, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin vend bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar dhe shumica e audiencës janë nga po i njëjti shtet, meqenëse se portali në fjalë, fillimisht ka qenë e përditshme e shtypur në Kosovë.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others