Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Mashtrim i përsëritur me anë të një SMS në WhatsApp me pretendimin se vjen nga Facebook

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi                                       

Një mesazh që pretendohet se vjen nga platforma Facebook/META, u është dërguar qytetarëve nga Kosova, ku i njofton për mbylljen e llogarisë në këtë rrjet social.

Përmes këtij mesazhi, të  shkruar në gjuhën shqipe, e të dërguar në aplikacionin për komunikim “WhatsApp”, pretendohet se përdoruesi ka shkelur standardet e komunitetit të Facebook, dhe i bëhet thirrje të klikojë në një vegëz për të kontrolluar informacionin e llogarisë. Në të kundërtën thuhet se brenda 12 orëve do t’i çaktivizohet llogaria në këtë media sociale.

Cili është problemi me këtë mesazh?

Hibrid.info ka gjetur se ky mesazh nuk është i besueshëm.


Hibrid.info ka hulumtuar për prefiksin e numrit që ka dërguar mesazhi, duke gjetur se prefiksi +84, i përket shtetit të Vietnamit.

Hibrid.info po ashtu ka kontrolluar vegëzën e paraqitur në mesazh, pas klikimit të së cilës, shfaqet mesazhi se kjo faqe nuk mund të gjendet.

Fotografia e faqes së hapur pas klikimit të vegëzës në mesazh:


Për ta vërtetuar më shumë rreth kësaj faqeje, hibrid.info ka përdorur platformën për verifikimit të ueb-faqeve “Scamdoc.com”, në rezultatet e së cilës tregohet se ky domain përmban “Malware”.

Çka është “Malware”?

Malware ose aplikacion i dëmshëm është çdo softuer i krijuar qëllimisht për të shkaktuar ndërhyrje në një kompjuter, server, klient ose rrjet kompjuterik, rrjedhje informacioni privat, për të fituar akses të paautorizuar në informacion ose sisteme, për të privuar aksesin në informacion ose që pavetëdijshëm ndërhyn në sigurinë dhe privatësinë e pajisjes së përdoruesit.

Malware nuk është virus, por është një softuer/aplikacion i dëmshëm që pushton ose korrupton rrjetin tuaj kompjuterik. Qëllimi i malware është të shkaktojë dëme të parikuperueshme dhe të vjedhë informacione ose burime për përfitime monetare ose qëllime të dukshme sabotazhi.Tipet e malware të zakonshëm përfshijnë viruse të tipit trojan, worms, spyware, adware dhe ransomware. (shih këtu dhe këtu)


Facebook ka lëshuar njoftime për përdoruesit në lidhje me këto mesazhe të rreme, duke sqaruar se nuk duhet t’u besohet atyre.

Ju mund t’i besoni një mesazhi nga platformat e META-s nëse adresat përfundojnë me:

  • facebookmail.com (duke përfshirë priority.facebookmail.com )
  • facebook.com (duke përfshirë support.facebook.com dhe developers.facebook.com )
  • fb.com
  • metamail.com
  • meta.com

Nuk është hera e parë që hibrid.info ka trajtuar përmbajtje të tilla (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Një mesazh elektronik iu është dërguar qytetarëve të Kosovës në WhatsApp, në gjuhën shqipe, që pretendon të jetë nga Facebook/META.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se i njëjti nuk është dërguar nga Facebook dhe përmban një vegëz (link) të dyshimtë, si dhe “Malware” që është softuer dashakeq i zhvilluar nga hakerë për të vjedhur të dhënat dhe për të dëmtuar ose shkatërruar pajisje kompjuterike, serverë dhe sisteme kompjuterike.

Gjithashtu, numri që ka dërguar këtë SMS ka prefiksin e Vietnamit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë SMS si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere