Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se ofrohet kurs online falas për “Asistent Kontabiliteti”, është i rremë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Publikohet një përmbajtje që pretendon se ofrohet kurs online falas për Asistent të Kontabilitetit.

Mbishkrimi me anë të një vegëze në formë imazhi, e publikuar (24 korrik) nga një faqe me emrin “Kg service” në Facebook, pretendon se ky kurs është i hapur për të gjithë personat mbi moshën 18 vjeçare dhe se do të pajisen me certifikatë profesionale.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se një kurs i tillë i paraqitur në këtë përmbajtje, nuk ofrohet nga faqja në fjalë.

Vegëza e publikuar në formë imazhi nga faqja “Kg service” në Facebook:

https://archive.ph/70HT2


Hibrid.info ka gjetur se në ueb-faqen e shfaqur pas klikimit në fotografi, mungojnë të dhëna në lidhje me mundësinë për kurs falas (shih këtu). Hapësira e kësaj ueb-faqeje, shfaq disa seksione të cilat, sapo të klikohen, paraqesin vegëza, që dërgojnë te disa ueb-faqe të huaja, të cilat shihet se nuk ofrojnë ndonjë kurs falas.

Hibrid.info po ashtu ka kontrolluar edhe kredibilitetin e ueb-faqes, me anë të platformës që vlerëson besueshmërinë e ueb-faqeve, “ScamAdviser.com”. Sipas të dhënave nga kjo platformë, tregohet se kjo ueb-faqe është e dyshimtë (shih këtu).

Screenshot: ScamAdviser.com

Në kohështrirjen e faqes në Facebook me emrin “Kg service”, e cila ka publikuar njoftimin e pretenduar, është vërejtur numër i vogël postimesh (këtu). Ndërsa mungojnë të dhënat rreth veprimtarisë së saj. (shih këtu)


Analiza:

Publikimi i një postimi me anë të së cilit pretendon se ofrohet mundësi për të ndjekur kurs online falas për “Asistent Kontabiliteti”, është i rremë.

Ueb-faqja që shfaqet në këtë postim, u vërtetua se është e dyshimtë dhe se vegëzat e paraqitura në të nuk dërgojnë në asnjë ueb-faqe që ofron mundësi për kurs online falas.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere