Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për virus të ri përmes një video të vitit 2020

HIBRID

Është publikuar dje (16 qershor) një video-material nga llogaria me emër “kijameti2024” në TikTok, ku pretendohet për përhapjen e një virusi të ri.

Video-materiali i publikuar është marrë nga një raport i realizuar nga mediumi në gjuhën shqipe, “Koha Jonë”.

Mirëpo hibrid.info ka hulumtuar dhe ka gjetur se video-materiali i përdorur për të mbështetur këtë pretendim, është publikuar para tre vitesh (2020).


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “kijameti2024” në TikTok:

https://www.tiktok.com/@kijameti2024/video/7245372920858479898

Ky video-material i publikuar nga llogaria “kijameti2024” në TikTok, deri në këto momente, ka arritur të grumbullojë mbi 35 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)


Pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit online, hibrid.info ka arritur të gjejë videon autentike në kanalin zyrtar të “Koha Jonë”, në Youtube (shih këtu), video që rezulton të jetë e publikuar para tre vitesh, më 21 janar 2020, pak ditë para se virusi të emërohej me emrin “Covid-19”, virus për të cilin raportohet në video.


Virusi është emërtuar me emrin “Covid-19” më 11 shkurt të vitit 2020, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). (shih këtu)


Po ashtu për të dëshmuar mos-ekzistencën e një virusi të ri, çfarë përshkruhet në video-material, hibrid.info ka arritur të gjejë listën e sëmundjeve infektive të përhapura aktualisht, në faqen e “Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” (CDC), agjenci shtetërore e SHBA-ve. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se video-materiali i publikuar nga llogaria “kijameti2024” nuk qëndron.

Autori i video-materialit, pretendon për një virus të ri, duke u bazuar në lajmin e përgatitur para tre vitesh nga mediumi “Koha Jonë”, për virusin “Covid-19”, pak ditë para se virusi të emërtohej zyrtarisht nga OBSH.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin në këtë video-material si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere