[email protected]
Mënyrat për të shmangur dezinformimin në kohë konflikti dhe lufte
shape
shape
shape

Konfliktet që ndodhin kudo në botë krijojnë kushte ideale që dezinformata të përhapet me shpejtësi në internet. Të gjesh rrugën në oqeanin e informacionit digjital, të dallosh informacionin e saktë dhe të fitosh rezistencë ndaj dezinformatave është me rëndësi jetike, veçanërisht në kohë konflikti dhe lufte. Në këto periudha rritet edhe më shumë intensiteti i propagandës, shpejtësia e përhapjes së dezinformatave dhe ndikimi i manipulimit. Në këto kohë kur mediat sociale funksionojnë si një qendër lajmesh 24/7, mund të mos jetë e lehtë të dallohen dezinformatat.

Atribuimi i gabuar, i cili i referohet fotografive, videove, citimeve ose titujve të lajmeve që lidhen me një ngjarje, por që përshkruajnë një situatë të ndryshme, është një nga llojet më të zakonshme të dezinformatave gjatë periudhave të luftës dhe konfliktit. Gjatë periudhave të tilla, një video e shpërndarë që pretendon se tregon një operacion aktual që shihni në mediat sociale mund të jetë e vjetër ose nga një vendndodhje tjetër dhe informacionet e fabrikuara dhe dokumentet e rreme për palët mund të përhapen me shpejtësi. Ndërsa kërkojmë informacionin që na nevojitet për të zgjidhur pasigurinë e krijuar nga kriza, duhet të kemi parasysh se emocionet si frika, trishtimi dhe ankthi i shkaktuar nga këto postime mund t’i bëjnë përdoruesit më të prekshëm ndaj dezinformatave, dhe ne duhet të ngadalësojmë shpejtësinë në të sigurojë saktësinë e informacionit.

Në raste të tilla, është thelbësore t’i qasemi me dyshim informacionit që hasim në platformat e mediave sociale si Facebook, Instagram, TikTok, Twitter (X) dhe platformat e mesazheve si WhatsApp. Në këtë pikë, bërja e disa pyetjeve themelore mund t’ju ndihmojë të ushtroni muskujt tuaj të dyshimit:

  • Kush e publikoj informacionin? Është e rëndësishme të dihet nëse personi që ndan informacionin është ekspert në këtë temë. Kjo pyetje mund të na japë gjithashtu një të dhënë për besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e informacionit. Gjatë kohërave të konfliktit dhe luftës, numri i llogarive që ndajnë informacione, harta ose imazhe rreth rajonit ku kriza vazhdon në mediat sociale rritet. Mënyra më e lehtë për të përcaktuar besueshmërinë e njerëzve që pretendojnë se janë ekspertë për këto çështje në profilin e tyre është të kërkoni emrin e personit dhe të zbuloni titullin dhe institucionin që ai/ajo mban. Kërkimi në platforma të tilla si LinkedIn mund të jetë gjithashtu i dobishëm për të zbuluar se në çfarë specializohen njerëzit.
  • Cilat janë burimet? Qasja në burime të besueshme dhe të qëndrueshme për këtë temë është e një rëndësie të madhe në përcaktimin e saktësisë së atij informacioni. Në kohë konflikti dhe lufte, është e rëndësishme të dilni nga dhoma juaj e jehonës, të gjeni burime që jo vetëm mbrojnë pretendimin ashtu siç e besoni, por edhe e trajtojnë atë nga aspekte të ndryshme dhe ndiqni deklaratat zyrtare. Është gjithashtu e dobishme të ndiqni publikimet përkatëse të platformave të verifikimit të fakteve që veprojnë në pjesë të ndryshme të botës.
  • Çfarë thonë burimet e tjera? Burimet e përmbajtjes që hasni mund të jenë të njëanshme ose të shtrembëruara. Për këtë arsye, ju mund t’i hidhni një sy burimeve që ofrojnë shpjegime të ndryshme për këtë temë dhe të identifikoni burime të besueshme duke bërë lexim lateral (anësor). Shpesh priremi të klikojmë në rezultatin e parë sepse kërkon kohë për të rishikuar të gjitha rezultatet ose sepse supozojmë se rezultati i parë është më i besueshmi. Një pikë tjetër që duhet të kemi parasysh kur skanojmë burimet është se faqja e parë që shfaqet në rezultatet e kërkimit mund të mos përmbajë gjithmonë informacion të saktë. Shpenzimi i pak më shumë kohë për kërkim e rezultateve të kërkimit mund të na ndihmojë të bëjmë një zgjedhje më të informuar se ku të shkojmë së pari.

Artikull i publikuar në teyit.org

Share With Others