Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon të shpërndahet pretendimi i rremë për mënyrën e shpërndarjes së COVID-19

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com” ka publikuar një artikull me titull “E JASHTËZAKONSHME: Doli E Verteta e VlRUSIT se si po shperndanin permes Aeroplaneve”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky portal i dyshimtë ka pretenduar rrejshëm se është zbuluar e vërteta e shpërndarjes së virusi me anë të aeroplanëve, duke aluduar në COVID-19.

Gjithashtu edhe në përmbajtje të këtij artikulli pretendohet rrejshëm se “Polonia Suedia dhe Norvegjia po prezantojnë një denoncim kundër OBSH-së sepse po e helmon Europën, transmeton Reuters”.

Gjatë hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur edhe një denoncim nga “Reuters”, përmes së cilit sqarojnë arsyen e mospublikimit të këtij pretendimit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “albasky.com”:

https://albasky.com/e-jashtezakonshme-doli-e-verteta-e-vlrusit-se-si-po-shperndanin-permes-aeroplaneve/?fbclid=IwAR1lwYzSm5n-w0W_FFYJPF9vwadsXTnN7O9bGAHicnLc0QBTio8U4s6HSIA

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës. (shih këtu)


Edhe gjatë kontrollit të fakteve nga Reuters.com (shih këtu), thuhet se ky pretendim i rremë së pari është gjetur i postuar në Facebook nga përdorues bullgarë, duke arritur të grumbullojë mbi 100 mijë shpërndarje. (shih këtu)

Në fotografinë ilustruese ku shihet një aeroplan, nuk ka asnjë lidhje me paditë e këtyre shteteve ndaj OBSH-së, pasi gjatë hulumtimit të bërë, është arritur të gjendet fotografia autentike e këtij aeroplani, i cili i takon kompanisë Evergreen International Airlines, ndërsa fotoja është shkrepur në maj të vitit 2012. (shih këtu)


Nuk është hera e parë që ky artikull është shpërndarë nga portale të dyshimta në Kosovë, pasi një i tillë është publikuar edhe në dhjetor të vitit 2021, e që gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “albasky.com” ka pretenduar rrejshëm se është zbuluar mënyra se si është shpërndarë virusi (Covid-19) përmes aeroplanëve.

Gjatë hulumtimit të bërë nga hibrid.info, ky artikull ka filluar të shpërndahet më herët edhe në gjuhë tjera, e që i njëjti është verifikuar edhe nga “Reuters.com”, me vlerësimin si i rremë.

Edhe fotografia ilustruese e përdorur në këtë artikull nuk është aktuale, pasi e njëjta është shkrepur në maj të vitit 2012.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere