Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro… Të fundit | Narrativa ruse pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës: nga ndryshimet në S… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Justina Shiroka-Pula ishte pjesëtare e UÇK-së Të fundit | Pretendime të rreme se aktivistë të VV-së u veshën me uniforma policore gja… Të fundit | Deklarata e Walker për ata që nuk bashkohen rreth mbrojtjes së UÇK-së, ësht… Të fundit | Publikues në rusisht dhe rrjeti propagandistik rus pretendojnë rrejshëm se…
[ ARTIKULLI ]

Merkel nuk i ka dërguar kurrfarë letre Biden-it për “Shqipëri të Madhe”

HIBRID

Artikulli me titull “MerkeI i dërgon Ietër Joe Biden: Dëshiroj një Shqipëri të Madhe, ashtu siç e ka krijuar Zoti”, është publikuar nga portali i dyshimtë “Kosalb.net”.

Ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të sajuar, i cili pas verifikimit të bërë nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, del të jetë i rremë.

Nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë e bërë nga Merkel, qoftë për Shqipërinë e Madhe, apo rreth letrës së dërguar presidentit tashmë të zgjedhur në SHBA, Joe Biden rreth çështjes së shqiptarëve.

Teksti i artikullit të publikuar në “Kosalb.net”:

MerkeI i dërgon Ietër Joe Biden: “Dëshiroj një Shqipëri të Madhe, ashtu siç e ka krijuar Zoti

Merkel i dërgon letër Joes: “Dëshiroj një Shqipëri të Madhe, ashtu siç e ka krijuar Zoti..” Shty pe r3k 1am3n më poshtë për të lexuar lajmin e plotë:Kancelarja Gjermane, zonja Angela Merkel gjatë një takimi me gazetarët në Berlin ka folur rreth disa çështjeve në ballkanin perëndimor duke folur gjithashtu edhe për Shqipërinë e Shqiptarët që jetojnë në Ballkan.

Angela Merkel theksoi se Shqiptarët u ndanë gjatë lftërave bllkanike dhe pas lftës së parë botërore, ajo tha se Shqipëria është i vetmi shtet në botë i cili kufizohet nga të gjitha anët me bashkëkombasit e vet.

Në fund kancelarja u shpreh se dëshira e saj është ta sheh një Shqipëri ashtu siç e ka krijuar zoti, të bashkuar dhe të fortë drejt BE-së. S+

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosalb.net”:

https://kosalb.net/merkei-i-dergon-ieter-joe-biden-deshiroj-nje-shqiperi-te-madhe-ashtu-sic-e-ka-krijuar-zoti/

Analiza:

Artikulli i publikuar në “Kosalb.net” përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Pas verifikimit dhe hulumtimit të bërë nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë lajm i tillë nga ana e kancelares gjermane, Angela Merkel. Ky shkrim kategorizohet si “lajm i rremë”, “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere