Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet artikull i vjetër me titull të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “konakushqiptar” ka publikuar një artikull me titull të sajuar “EKSKLUZIVE / E gjithe serbia ne ‘panik’ ja me cfare mjete do pajiset FSK nga Amerika. Falemnderit Amerike”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër, ndërsa titulli i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Lajmi autentik është publikuar në maj të vitit 2020, atëkohë kur komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, kishte deklaruar se “pos pajisjeve të blinduara, tani ushtria e Kosovës po mendon të krijojë edhe flotë ajrore, duke u pajisur me helikopterë”.

Pra, nuk është e vërtetë se FSK-ja do të pajiset me mjete nga Amerika, siç pretendohet rrejshëm në titull.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “konakushqiptar.com”:

F0rca e Sigurisë tani po planifi,kon të furniz0het me pajisje shtesë dhe tashmë kanë nën.shkruar disa kontrata për furn,izim me mjete të nevojshme.Një gjë të til lë e pohon komandanti i FSK’së Gjenerali bënë të di.tur se për çfarë mjete kanë nevojë të furniz,ohen ushtarët e Kosovës.E pos pajisjeve të bIind uara, tani ushtr,ia e K,osovës po mendon të krijojë edhe fIotë aj,rore. thotë se po men.dojnë që të pajisen me helikopter.


Vegëza e artikullit të publikuar në “konakushqiptar.com”:

https://konakushqiptar.com/web/news/3631?fbclid=IwAR03Dn6ujVTzWChFQLnXgBuGYMhmDmwYWRW-Y3T9jNxyqgd3J9PN3lKi6Sg

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/231190702384288


Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (26 maj 2020) nga disa media online në Kosovë:

https://sinjali.com/ushtria-e-kosoves-do-te-pajiset-me-helikoptere/

https://fakteplus.net/ushtria-e-kosoves-do-te-pajiset-me-helikoptere/

Analiza:

Portali i dyshimtë “konakushqiptar” ka publikuar një artikull të vjetër, me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, ku ka grumbulluar numër të madh të reagimeve dhe shpërndarjeve.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere