Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se një shqiptar tentoi të kryejë vjedhje në Barcelonë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një video që tregon momentin kur dy persona ndodhen të shtrirë në tokë, ndërsa njëri prej tyre e ka mbërthyer tjetrin për fyti.

Ky video-material me pretendimin se një person i kombësisë shqiptare në Barcelonë, Spanjë, u përpoq t’i vjedhë kamerën një fotografi nga Kina, i cili më pas përdori një teknikë të arteve marciale për ta ndaluar autorin derisa mbërriti policia, është publikuar (1 maj) në platformën “X”, nga një llogari me emrin, “VukFeNix”.

Por, cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se nuk bëhet fjalë person të kombësisë shqiptare, të përfshirë në incidentin në fjalë.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes programit të automatizuar të kërkimit, “InVID” dhe ka hasur në një artikull të publikuar në një medium në gjuhën spanjolle për incidentin në fjalë (shih këtu).

Mediumi spanjoll, “20minutes.os” ka treguar se bëhet fjalë për një turist kinez në Barcelonë i cili neutralizoi një person me origjinë nga Afrika e Veriut, i cili tentoi t’i vidhte kamerën, duke përdorur një teknikë mbërthimi nga artet marciale. Ngjarja ndodhi në një zonë turistike dhe u duartrokit nga kalimtarët. Personi në fjalë u ndalua më pas nga policia katalanase.

Çka do të thotë se nuk bëhet fjalë persona të kombësisë shqiptare të përfshirë në ngjarje.

Paragrafi i shkëputur nga artikulli i “20minutes.os”

“Sipas dëshmive të shpërndara nga disa persona në rrjetet sociale, fotografi aziatik po rregullonte pajisjet e tij kur i riu me origjinë nga Afrika e Veriut iu afrua me qëllim për t’ia rrëmbyer kamerën.”


Për llogarinë “VukFeNix”

Llogaria “VukFeNix” në platformën X (ish-Twitter) është krijuar në vitin 2022 dhe ka mbi 900 ndjekës, me përmbajtje kryesisht në gjuhën angleze dhe serbe. Ajo ka një prirje pro-serbe dhe pro-ruse, dhe shpesh përmbajtjet e saj kanë mesazhe anti-perëndimore, anti-islamike dhe anti-shqiptare. Llogaria publikon video të rreme që lidhin veprime kriminale me shqiptarët, pa prova të mjaftueshme. Hibrid.info ka trajtuar në disa raste video të tilla, duke i vlerësuar varësisht nga metodologjia e vlerësimit, të cilën e përdorë (shih këtu).


Analiza

Pretendimi me anë të një video-materiali se personi që tentoi vjedhjen në Barcelonë ishte shqiptar është i pavërtetë.

Hibrid.info gjeti se burimet kredibile tregojnë se ai ishte me origjinë nga Afrika e Veriut.

Bazuar në metodologjinë e vlerësimit, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si, “Dezinformatë”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere