Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Paraqitet gabimisht përqindja e rritjes së importit nga Serbia, Hoti korrigjoi shifrat

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohen artikuj që pretendojnë se deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së), Avdullah Hoti, ka deklaruar se mportet nga Serbia janë rritur për mbi 200% në janar-maj 2025, krahasuar me 2024.

Artikujt me këtë pretendim janë publikuar sot (16 korrik) nga mediumet “Nacionale.com” dhe “Fokusi.info”.

Çka nuk është në rregull me këto artikuj?

Hibrid.info ka gjetur se përqindja e përmendur nga deputeti Hoti, është paraqitur gabimisht në këto përmbajtje.

Brenda artikujve shkruan Hoti këto të dhëna i ka paraqitur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Hibrid.info gjeti postimin e Hotit në llogarinë e tij në Facebook, të publikuar sot (16 korrik). Në këtë reagim, Hoti ka thënë se, “Në periudhën Janar-Maj 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, importi i mallrave në Kosovë nga Serbia është rritur me 117%”.

Por, Hibrid.info ka verifikuar nëse janë bërë redaktime në këtë postim nga vetë autori dhe ka gjetur se fillimisht Hoti kishte përmendur një rritje prej 217% të importit gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Më pas, në përmbajtje është bërë një ndërhyrje, ku kjo shifër është korrigjuar nga 217% në 117%.

Çka tregon se, në artikujt e trajtuar është paraqitur gabimisht përqindja fillestare e përmendur nga Hoti.

Gjithashtu, pas llogaritjes së shifrave të paraqitura nga Hoti, me anë të modelit të avancuar gjuhësor, që përdor inteligjencën artificiale, “Chat GPT”, hibrid.info konfirmoi se përqindja e saktë e rritjes së importit, është 117%.

Analiza:

Përqindja prej 217% e rritjes së importit nga Serbia, e cila citohet në artikujt e trajtuar, është e pasaktë.

Kjo përqindje ishte versioni fillestar i postimit të deputetit Avdullah Hotit në Facebook, që më pas u korrigjua nga vetë ai në 117%.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto përmbajtje si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere