Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Mesazh mashtrues që imiton faqen e Facebookut

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përdoruesit e Facebookut kanë pranuar një mesazh paralajmërues në seksionin e mesazheve, ku pretendohet se faqja e tyre do të mbyllet përgjithmonë për shkak të një gabimi në menaxhim.

Mesazhi përmban një vegëz (link), e cila kërkohet të klikohet nëse përdoruesi beson se bëhet fjalë për një gabim nga ana e Facebookut. Ai është shkruar në gjuhën shqipe, por dërguesi mban një emër të huaj, “Walter Silva”.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info u vërtetua se ky mesazh nuk vjen nga Facebook (META) dhe se i njëjti është mashtrim.


Hibrid.info ka klikuar në vegëzën e ofruar në mesazh, e cila drejtonte drejt një faqeje që imiton Facebookun dhe kërkon të dhënat e kyçjes.

Megjithatë, platforma e sigurisë kibernetike “Mozo”, e specializuar në mbrojtjen kundër vjedhjes së identitetit, paralajmëron se kjo faqe është e dyshimtë dhe u bën thirrje përdoruesve për kujdes.

“Kujdes, është detektuar faqe e dyshimtë! Mbroni veten nga kërcënimet online, duke e aktivizuar funksionin e bllokimit të faqes së dyshimtë në internet”. (shih fotografinë më poshtë)


Hibrid.info ka shfrytëzuar “Scam-detector.com”, vegël e vlerësimit të besimit të identiteteve digjitale (adresave elektronike dhe uebfaqeve) dhe ka gjetur se domaini në mesazh është i dyshimtë dhe është i lidhur me faqe tjera të dyshimta. (shih këtu)


Analiza:

Një mesazh i dërguar në Facebook, që pretendon se përdoruesi ka bërë gabim në menaxhimin e faqes dhe se si pasojë llogaria e tij/saj do të mbyllet, është një mashtrim.

Dërguesi dhe vegëza e përfshirë në mesazh nuk janë të besueshme. Hibrid.info ka përdorur platforma të verifikimit të ueb-faqeve për të analizuar këtë vegëz dhe ka zbuluar se ajo është e dyshimtë dhe e lidhur me faqe të tjera mashtruese.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë mesazh si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere