Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Mungojnë informatat zyrtare që mbështesin pretendimin për manovra në kufirin Kosovë-Serbi

HIBRID

Llogaria në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar dje (25 dhjetor) një video-material, me pamje ku shfaqen të shtëna armësh nga persona me uniforma ushtarake.

Mbishkrimi i video-materialit pretendon se pamjet tregojnë për manovra rreth kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por hibrid.info ka verifikuar pretendimin dhe nuk ka gjetur burime që e mbështesin atë.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “mtrks25” në TikTok:

https://www.tiktok.com/@mtrks25/video/7316682194619993350

Hibrid.info ka hulumtuar përmes programit të automatizuar “Invid” dhe e ka gjetur të njëjtin video-material të publikuar edhe në një llogari të huaj në TikTok më 11 nëntor (shih këtu).


Ndonëse nuk ka arritur të kuptojsë se për cilin vend bëhet fjalë, hibrid.info ka vlerësuar se gjetja e publikimit të mëhershëm të këtij video-materiali, lë të kuptojë se nuk bëhet fjalë për ngjarje aktuale.


Po ashtu hibrid.info ka hulumtuar dhe ka verifikuar edhe në institucionet e sigurisë në vendin tonë, për të kuptuar nëse ka njoftime që lidhen me pretendimin e publikuar nga llogaria në fjalë, por nuk ka hasur në ndonjë informacion konkret (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video me të shtëna armësh nga persona me uniforma ushtarakë, për të cilat ka pretenduar se kanë ndodhur në kufirin Kosovë-Serbi.

Por hibrid.info e ka gjetur të publikuar video-materialin më herët në një llogari të huaj, si dhe nuk ka gjetur mbështetje nga burimet zyrtare për pretendimin e ngritur.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere