Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar aksion për marrjen nën kontroll të stacionit të transmisionit në veri

HIBRID

Mediumi online rus “rossaprimavera.ru” ka publikuar një artikull me titull të sajuar se gjoja shteti i Kosovës ka dhënë lajmin se mund të “uzurpohet” stacioni i transmisionit në veri të Kosovës.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që ky medium rus në përmbajtje të këtij artikulli ka deklaratën e kryetarit të Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, i cili ditë më parë ka pohuar se “nuk përjashtohet mundësia që Prishtina të tentojë të marrë dy stacione të transmisionit në veri të Kosovës, e ato janë dy nënstacionet – Valac dhe Gazivodë”.

Ky medium online nga Rusia, në këtë artikull ka vënë titull të ndryshuar, duke dezinformuar lexuesit se gjoja shteti i Kosovës ka dhënë lajmin për marrjen e stacionit të transmisionit në veri të vendit.


Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në mediumin rus “rossaprimavera.ru”, i përkthyer në gjuhën shqipe:

Kosova tha se Prishtina mund të “uzurpojë” një nënstacion në veri të Kosovës

Prishtina së shpejti mund të tentojë të marrë nënstacionin që furnizon me energji elektrike territorin e veriut të Kosovës, tha kryetari i Komisionit të Kuvendit të Kosovës dhe Metohisë, Milovan Drecun, raportoi RTS më 5 nëntor.

Drecun tha se është e mundur që Prishtina të tentojë të marrë dy nënstacione që transmetojnë energji elektrike në veri të Kosovës, në zonat e populluara kryesisht me serbë.

“Rrjeti i transmisionit në veri operohet nga EPS dhe Prishtina dëshiron të marrë përsipër rrjetin e transmisionit si dhe pagesat. Dhe ky do të jetë sërish një veprim i njëanshëm”, tha Drecun.


Vegëza e artikullit të publikuar në mediumin online rus “rossaprimavera.ru”:

https://rossaprimavera.ru/news/326a9bee?fbclid=IwAR07kG6xFMpCBSlkBtz3sNZ4FERXPlLwh3vAjteFdQllnRroZwTeuCUtnww


Hibrid.info ka verifikuar faktet edhe në artikullin e publikuar më 5 nëntor nga Radio Televizioni i Serbisë, ku Drecun kishte bërë pretendime të pabazuara për aksion policor në veri të Kosovës.

Më poshtë mund të gjeni artikullin e verifikuar nga hibrid.info:


Analiza:

Mediumi rus “rossaprimavera.ru” ka publikuar deklaratën e kryetarit të Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, i cili pa fakte kishte pretenduar se Prishtina po synon marrjen e dy stacioneve të transmisionit në veri të Kosovës.

Megjithatë, këtij artikulli i është vënë titull i ndryshuar që nuk i përgjigjej përmbajtjes, duke pretenduar rrejshëm se janë autoritetet e Kosovës që kanë deklaruar se do të ketë aksion për marrjen e stacionit të transmisionit në veri.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere