Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet gabimisht në titull se Kosova ka indeksin më të ulët të paqes në rajon

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Janë publikuar disa artikuj me titullin “Kosova me indeksin më të ulët të paqes në rajon” për vitin 2025.

Raportimet me këtë titull janë publikuar të enjten (26 qershor) nga mediat si: “Koha.net”, “EkonomiaOnline”, “Paparaci.com”, “Sinjali.com” dhe ”GazetaBlic.com”.

Çka nuk shkon me pretendimin?

Hibrid.info ka gjetur se nga vendet e rajonit Serbia renditet një pozitë më poshtë se Kosova në Indeksin Global të Paqes, çka nënkupton se Kosova nuk ka indeksin më të ulët të paqes në këtë listë.

Në kreun e këtyre raportimeve shkruan se “Kosova ka shënuar rënie për tri pozita në Indeksin Global të Paqes, kryer nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe” (shih këtu).

Në tekste përmendet se Islanda kryeson listën e shteteve, teksa Kosova radhitet e 63-ta. Artikujt vijojnë duke përmendur renditjen e shteteve të rajonit, duke treguar se Shqipëria është e 52-ta, Serbia renditet një pozitë më keq se Kosova, Bosnja e Hercegovina e 59-a, Mali i Zi i 34-ti, Maqedonia e Veriut e 51-ta dhe Kroacia e 19-ta.

Që do të thotë se Kosova renditet e parafundit nga vendet e rajonit në listën prej 163 shteteve që janë përfshirë në raport.

Ndryshe nga titulli, në përmbajtje nuk theksohet se Kosova ka indeksin më të ulët në rajon.


Analiza:

Pretendimi në titujt e disa raportimeve në media se Kosova ka indeksin më të ulët të paqes në rajon, nuk qëndron.

Lista tregon se Serbia renditet një pozitë më poshtë se Kosova në Indeksin Global të Paqes, çka e bën Kosovën vendin e parafundit me indeksin më të ulët në rajon.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere