[email protected]
Në artikull nuk paraqitet ndonjë afat zyrtar për liberalizim të vizave
shape
shape
shape

Portalet informative “Kosova-sot.info” dhe “Insajderi.org” kanë publikuar dje (19 tetor) artikujt me tituj “Ja kur merret vendimi final për vizat” dhe “Në këtë muaj pritet të merret vendimi final për vizat”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se këta tituj janë jo adekuat, pasi që në përmbajtje të tyre nuk ka detaje që e mbështesin atë. E gjitha që paraqitet në përmbajtje të këtij artikulli është vetëm një deklaratë e profesorit dhe anëtarit të LDK-së, Valon Murtezaj, i cili në emisionin “Frontal” në televizionin T7, ishte shprehur optimist se vendimi përfundimtar politik për liberalizimin e vizave, sipas tij merret në muajin dhjetor.

Pra, në titujt këtyre artikujve, paraqitet opinioni dhe parashikimi i një personi që nuk ndërlidhet me procesin në fjalë dhe, duke mos e përfolur apo vendosur si citat nga autorët e shkrimeve, bënë që për audiencën të kuptohet si një qëndrim zyrtar dhe lajm i mirëqenë.


Vegëzat e artikujve të publikuar në portalet “Kosova-sot.info” dhe “Insajderi.org”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/648572/ja-kur-merret-vendimi-final-per-vizat/?fbclid=IwAR3hDV72i6XLcUYLYBeoteLnYLB0SOxJhWrTvrUiLem7Cg_eN3wjtt_SJ40

https://insajderi.org/ne-kete-muaj-pritet-te-merret-vendimi-final-per-vizat/

“Vendimi përfundimisht, politik, ai është kryesori. Merret diku në dhjetor. Unë jam optimist që do të merret pozitiv. E pastaj data se kur mund të udhëtosh, është periudhë disa mujore”, ka thënë ndër të tjerash Murtezaj në emisionin Frontal në T7.

Pjesën nga deklarata e Murtezajt lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave mund ta gjeni këtu.


Tituj me citate që nuk janë brenda thonjëzave, mund t’i bëjë konfuz lexuesit, duke e vlerësuar seriozisht relevancën e lajmit, pa e kuptuar se është një opinion personal. (shih këtu kuptimin e përdorimit të thonjëzave në fjali)


Analiza:

Portalet “Kosova-sot.info” dhe “Insajderi.org” e kanë publikuar këtë deklaratë të profesorit Valon Murtezaj, i cili është shprehur optimist se vendimi përfundimtar politik për liberalizimin e vizave do të merret në muajin dhjetor.

Mirëpo në titujt e këtyre artikujve nuk qartësohet se bëhet fjalë për një opinion. Pra në këta tituj vetëm pretendohet se “Ja kur merret vendimi final për vizat” dhe “Në këtë muaj pritet të merret vendimi final për vizat”.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, artikulli i publikuar nga “kosova-sot.info” merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others