Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në një shkollë në Gjermani

FESTIM RIZANAJ

Portali informativ “Kosova-sot.info”, ka publikuar dje (9 nëntor) një artikull me titull “Të shtëna në një shkollë, raportohet për një të plagosur”.

Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, pra nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje.

Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “një nxënës i një shkolle në qytetin gjerman të Offenberg ka plagosur me armë zjarri një shok klase”.

Pasi që ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), titulli në fjalë, mund t’i dezinformojë lexuesit duke i bërë ata që të kuptojnë se lajmi ka të bëjë me vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/695707/te-shtena-ne-nje-shkolle-raportohet-per-nje-te-plagosur/?fbclid=IwAR2HQNn5BpmrjD-5mbhc2b3TxGObenGbzKSX2qSdKTq-Lz0uTXpfG-LvNOo


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se lajmi ka të bëjë me ngjarjen që ka ndodhur në një qytet në Gjermani, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediat gjermane. (këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me një plagosje në një shkollë, por në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere