Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet se në cilin vend do të fillojë vaksinimi i personave të moshës mbi 16 vjeç

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” më 19 prill ka publikuar një artikull me titull “Nga sot, të gjithë personat mbi 16 vjeç kanë të drejtë të vaksinohen kundër COVID-19”.

Në titullin e këtij artikulli të publikuar nga “kosova-sot.info”, nuk qartësohet se për cilin shtet bëhet fjalë. Ndërsa një gjë e tillë bëhet e ditur vetëm në përmbajtje, ku përshkruhet se qytetarët amerikanë, mbi 16 vjeç, kanë të drejtë të vaksinohen kundër COVID-19.

Me këtë titull të vendosur, autori tenton që t’i bëjë lexuesit të kuptojnë se lajmi ka të bëjë me vaksinimin në Kosovë dhe kjo mund t’i dezinformojë lexuesit, pasi që ky portal është kosovar dhe pjesën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës.

Pjesë nga titulli i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Duke filluar nga sot të gjithë amerikanët që janë mbi 16 vjeç kanë të drejtë të vaksinohen kundër COVID-19, teksa edhe Shtëpia e Bardhë po fillon një fushatë mediatike për të rritur ndërgjegjësimin rreth pranueshmërisë së vaksinave nga amerikanët.

Në fillim të këtij muaji, Presidenti Biden ngriti afatin për shtetet për t’i bërë të gjithë të rriturit amerikanë të pranueshëm për vaksinën deri në 19 prill, pas një afati origjinal prej 1 majit, shkruan CNN.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/539036/nga-sot-te-gjithe-personat-mbi-16-vjec-kane-te-drejte-te-vaksinohen-kunder-covid-19/


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në titull nuk ka sqaruar se për cilin vend bëhet fjalë.

Me këtë titull, lë të kuptohet se artikulli ka të bëjë me Kosovën apo ndonjë vend shqipfolës, pasi dihet se shumica e lexuesve të këtij portali janë shqipfolës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të bërë nga hibrid.info, rezulton që ky shkrim hyn në kategorinë “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere