[email protected]
Kurti nuk ka deklaruar se do t’i mbrojë Thaçin e të akuzuarit tjerë nga Specialja
shape
shape
shape

Faqja ‘Gazeta Aktive’ në rrjetin social Facebook, përmes portalit të dyshimtë “Gjithckafresh.info” ka shpërndarë një artikull me titull “Kurti: ‘Une kam me mbrojtë Thaçin dhe të tjerët nga SpeciaIja’”.

Ky artikull rezulton të ketë titull dhe përmbajtje të sajuar, pasi që nga hulumtimi i bërë përmes makinave të kërkimit, nuk është arritur të gjendet asnjë deklaratë e tillë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Teksti i artikullit të publikuar nga ‘Gazeta Aktive’:

Kurti: ‘Une kam me mbrojtë Thaçin dhe të tjerët nga SpeciaIja’ – (VIDEO)

Kryetari i Levizjes Vetevendosje, Albin Kurti ka deklaruar se ai ka me i mbrojte me krejt shpirtin Hashim Thacin dhe te tjeret nga Gjy kata Speciale.

Kurti tha se Iufta e UCK eshte e shenjte dhe askush nuk mund ta njeIIose ate, e ne fakt as Gjy kata Speciale tani. Shttypeni hapess1ren me poshtte dhe happeni v1deon:

Vegëza e artikullit të publikuar nga ‘Gazeta Aktive’:

https://gjithckafresh.info/news/430?fbclid=IwAR39gozFRLt-pgRTgXINCl-gBhhuCY3nntsVUkFzQvZM1P75KN660os89NA

Kreu i VV-së, në fakt u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta koordinonjë mbrojtjen e të pandehurve në Hagë, por asnjëherë nuk ka deklaruar se ai vetë do t’i mbrojë ata.

Vegëza e publikimit të deklaratës së Kurtit, gjatë një konference të mbajtur më 15 nëntor:

Analizë:

Artikulli nga ‘Gazeta Aktive’ përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Pas analizës së fakteve të kontrolluara, ky shkrim u kategorizua nga hibrid.info si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”. Hibrid.info ka vendosur t’i bëjë kontroll të fakteve këtij artikulli duke pasur parasysh ndikimin e madh që mund ta ketë në opinion, përmes shpërndarjes në faqen e Facebook-ut ‘Gazeta Arkiva’ e cila numëron 70 mijë ndjekës.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.


Share With Others