Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet se ngjarja ka ndodhur në Spanjë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“Të paktën dhjetë të vdekur pas zjarrit në një shtëpi të pleqve” mban titullin një artikull i publikuar nga portali në gjuhën shqipe “Kosova-sot.info” të premten (15 nëntor).

Artikulli u shpërnda me të njëjtin titull edhe në faqen e këtij mediumi në Facebook “Kosova Sot”. Artikulli u ilustrua me një imazh në të cilin shkruan “LAJMI I FUNDIT”.

Çka nuk shkon me këtë artikull?

Pas klikimit të vegëzës, vërehet se për dallim nga përmbajtja e artikullit që tregon se rasti ka ndodhur në Spanjë, titulli nuk e tregon vendin e ngjarjes.

Pse trajtohet ky artikull?

Portali informativ “Kosova-sot.info” është i regjistruar në Kosovë, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) dhe ka shumicën e lexuesve shqipfolës (këtu), andaj edhe mosqartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja, mund të bëjë që audienca ta lexojë lajmin si ngjarje të ndodhur në hapësirat shqipfolëse.

Në përmbajtje të artikullit sqarohet se të paktën dhjetë të moshuar kanë vdekur pasi zjarri përfshiu shtëpinë e pleqve në qytetin Villafranka del Ebro, në veri të Spanjës.


Për ta vërtetuar edhe më shumë se rasti ka ndodhur në Spanjë, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediumin spanjoll “larioja.com”.


Analiza:

Portali “Kosova Sot” ka publikuar një artikull me titullin “Të paktën 10 të vdekur pas zjarrit në një shtëpi të pleqve”.

Megjithatë, titulli nuk e tregon vendin e ngjarjes, e që ka ndodhur në Spanjë, kjo sqarohet vetëm brenda artikullit.

Për shkak se mediumi i ka shumicën e lexuesve shqipfolës mund të ndodhë që audienca ta lexojë lajmin si ngjarje të ndodhur në hapësirat shqipfolëse.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait’.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere