Të fundit | Kosova në diskursin e fushatës zgjedhore në Serbi Të fundit | Mediat serbe pretendojnë pa fakte se Kurti ka kërkuar nga Koalicioni Shqipt… Të fundit | Pretendim i rremë se baballarët e Kurtit dhe Daçiqit shihen në fotografinë… Të fundit | Narrativë e pabazë e mediave dhe zyrtarëve serbë se Kurti po financon mbësh… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara, dezinformata dhe manipulime të… Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro…
[ ARTIKULLI ]

Llogaria në “X” që përhap dezinformata për shqiptarët

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

“VukFeNix” është emri i një llogarie në platformën sociale X (ish-Twitter). Nuk dihet vendndodhja e autorit që e menaxhon këtë llogari, por sipas të dhënave të disponueshme, ajo është krijuar në vitin 2022. Aktualisht, llogaria ka mbi 900 ndjekës dhe rreth 18 mijë postime, kryesisht në gjuhën angleze dhe atë serbe. Përmbajtjet e publikuara kanë një prirje të theksuar pro-serbe dhe pro-ruse, ndërsa nuk mungojnë as postimet me mesazhe anti-perëndimore, anti-islamike dhe anti-shqiptare.

Në përmbajtjet anti-shqiptare paraqiten pretendime që vënë në dyshim shtetësinë e Kosovës dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Gjithashtu, bëhen pretendime të rreme se autorët e shumë veprave penale të kryera në vende të ndryshme të Evropës i përkasin kombësisë shqiptare. Kjo llogari publikon video që paraqesin raste të veprave penale dhe, pa asnjë provë, pretendon se personat që shfaqen duke i kryer ato janë shqiptarë.

Deri më tani, Hibrid.info ka trajtuar nëntë video të tilla në tetë artikuj, duke i vlerësuar shtatë prej tyre si “Dezinformata” (shih këtu, këtu dhe këtu ) dhe një si “Lajm i rremë” (këtu). Katër nga këto “Dezinformata” janë kategorizuar edhe si “Manipulim i fakteve” (lexo këtu, këtu, këtu dhe këtu).

Sipas metodologjisë së hibrid.info, vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social (shih këtu), ndërsa vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara (këtu).

Me përjashtim të një videoje, ku një grua – për të cilën pretendohet se është shqiptare – shfaqet duke folur në anglisht me tone të larta dhe gjuhë të papërshtatshme në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) (këtu), si dhe një tjetër videoje që pretendohet se paraqet Policinë e Kosovës (këtu), në të gjitha rastet e tjera të trajtuara e që janë publikuar nga kjo llogari, bëhet fjalë për vepra penale, për të cilat pretendohet rrejshëm se janë kryer nga shqiptarë.

Një tjetër karakteristikë e shumicës së këtyre videomaterialeve të trajtuara nga Hibrid.info është se identiteti kombëtar i personave të paraqitur në to është i vështirë të verifikohet. Gjë e cila mund ta bëjë më të lehtë përhapjen e dezinformatës së synuar në këtë rast nga ky publikues.

Në publikimin e parë (27 gusht, 2024) të kësaj llogarie – i hasur dhe i verifikuar nga hibrid.info ku pretendohej pa bazë se “narko bandat shqiptare” po djegin automjetet në Suedi, ndërsa së fundmi përmes një videoje të shpërndarë nga kjo llogari, pretendohej se një emigrant ilegal shqiptar kishte plaçkitur një grua të moshuar në Trieste të Italisë, pas një hulumtimi nga platforma Hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i rremë, meqenëse autori i veprës është një shtetas maroken (këtu).

Hibrid.info do të vazhdojë të kontrollojë llogarinë në fjalë apo çfarëdo publikuesi tjetër, që publikon pretendime të ngjashme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere