Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Nuk do të ketë shpërndarje të 100 euro shtesa, siç pretendohet

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web.news72post.com” ka publikuar një artikull me titull “Do t’i marrin pensionistët edhe nga 100 € shtesa për muajin Qershor”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili rezulton të jetë komplet i sajuar.

Edhe pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit si dhe rrjeteve sociale, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë asnjë artikull me përmbajtje të tillë.

Po ashtu, në përmbajtje të këtij artikulli pretendohet rrejshëm se aplikimi për, siç i quajnë shtesa, mund të bëhet përmes klikimit në një hapësirë reklamuese.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “web.news72post.com”:

https://web.news72post.com/2022/05/31/do-ti-marrin-pensionistet-edhe-nga-100-e-shtesa-per-muajin-qershor/?fbclid=IwAR0rABm5yBqpjIPXB4TV18gsNAj5xMbvuBOcL_jhoskfs_jnbelyLm87g4g

Ky artikull me titull dhe përmbajtje të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Shqip”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë qindra reagime. (shih këtu)


Kjo nuk është hera e parë që një artikull i tillë publikohet nga portale të dyshimta. Me datën 13 prill të këtij viti, një portal tjetër i dyshimtë ka publikuar të njëjtin artikull, por me pretendimin e rremë se pensionistët do të përfitojnë nga 100 euro shtesa për muajin maj.

Edhe ky artikull është verifikuar nga stafi i hibrid.info, vegëzën e të cilit e gjeni këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “web.news72post.com” ka publikuar një lajm të rremë me pretendimin që pensionistët e Kosovës do të përfitojnë 100 euro në muajin qershor.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se lajmi është komplet i fabrikuar, i cili nuk është gjetur në asnjë medium kredibil në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere