Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka fakte se punëtori ka rënë nga “40 katëshja”

HIBRID

Disa portale kanë publikuar një artikull me titull “Një punëtor bie nga ndërtesa 40 katëshe në Prishtinë”.

Në titullin e këtij artikulli thuhet se punëtori ra nga ndërtesa 40 katëshe. Ndërsa sipas deklaratës së zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci, që është publikuar në përmbajtje të të njëjtit artikull thuhet diçka tjetër. Aty sqarohet se rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti, por pa u specifikuar lartësia dhe ndërtesa, siç pretendohet në titull. Pretendimi se punëtori ka rënë nga ndërtesa e njohur si “40-katëshja” është demantuar edhe nga Inspektoriati i Punës.

Teksti i artikullit të publikuar në portalet “botasot.info”, “kosovarja-ks.com” dhe “infokosova.net”:

Një punëtor bie nga ndërtesa 40 katëshe në Prishtinë

Një person (punëtor) ka rënë nga ndërtesa 40 katëshe në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente. Sa i përket gjendjes së tij shëndetësore akoma nuk ka informacione më të hollësishme. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci. “Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, ka thënë ai.

“Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, ka thënë ai.

Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “botasot.info”, “kosovarja-ks.com” dhe “infokosova.net”:

https://www.botasot.info/kronike-e-zeze/1514811/nje-punetor-bie-nga-ndertesa-40-kateshe-ne-prishtine/?fbclid=IwAR0EwdtXovEFTd8abLR-64L3lMZPr8dcxsnQkdwjPrkrbB7Ma4wlDS8Nl68

https://www.botasot.info/kronike-e-zeze/1514811/nje-punetor-bie-nga-ndertesa-40-kateshe-ne-prishtine/?fbclid=IwAR0EwdtXovEFTd8abLR-64L3lMZPr8dcxsnQkdwjPrkrbB7Ma4wlDS8Nl68

https://www.kosovarja-ks.com/nje-punetor-bie-nga-ndertesa-40-kateshe-ne-prishtine/



Zëvendës kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Agim Millaku ka treguar për KosovaPress se punëtori nuk ka rënë nga ndërtesa e njohur si “40- katëshja”, por nga një tjetër mbrapa saj.

Vegëza e artikullit të publikuar nga “KosovaPress.com”:

https://kosovapress.com/%E2%80%8Bflasin-nga-inspektorati-i-punes-punetori-ra-nga-nje-lartesi-prej-2-metrash/


Analiza:

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del se titulli i artikullit të publikuar në disa portale mund të jetë shkruar gabim, por pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut. Megjithatë, fakti që titulli i këtij artikulli flet për rënien e punëtorit nga një ndërtesë 40 katëshe, e në tekst nuk përmendet diçka e tillë. Gjithashtu një pretendim i tillë, hudhet poshtë nga Inspektoriati i Punës. Ky artikull merr vlerësimin si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere