Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi Të fundit | Pretendimet për arrestimin e tre serbëve në Istog nuk përputhen me komunika… Të fundit | Publikimi për tarifat e studentëve në Kosovë nuk sqaron se ato burojnë nga…
[ ARTIKULLI ]

Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

CLICKBAIT

Përmes titullit pretendohet se kryeprokurorja e Pejës është shkarkuar, por burimi zyrtar konfirmon se ajo është suspenduar.

Përmes një artikulli të publikuar më 29 tetor 2026 në portalin Lokalja.com dhe në faqen në Facebook “lokalja.com”, pretendohet se është shkarkuar kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj.

Çka nuk shkon me titullin?

Megjithatë, përmbajtja e artikullit nuk e mbështet këtë pretendim. Në tekst thuhet se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e ka suspenduar Vuçetajn dhe ka themeluar një panel hetimor, në kuadër të procedurës disiplinore që pritet të zhvillohet ndaj saj.

Pra, ekziston mospërputhje mes titullit dhe përmbajtjes së artikullit. Titulli njofton për shkarkim, ndërsa teksti flet për suspendim.


Shkarkimi dhe suspendimi nuk janë e njëjta masë. Suspendimi nënkupton pezullimin e përkohshëm nga ushtrimi i detyrës, ndërsa shkarkimi nënkupton largimin nga pozita përkatëse, në bazë të procedurave dhe kushteve të përcaktuara me ligj.

Sipas Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-249, shkarkimi i prokurorëve është procedurë e veçantë ligjore. Ligji përcakton kompetencat dhe procedurat përkatëse për shkarkimin e prokurorëve, ndërsa shkarkimi nuk duhet të ngatërrohet me një masë të përkohshme si suspendimi.

Se bëhet fjalë për suspendim e jo shkarkim, përshkruhet edhe në njoftimin e publikuar nga Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës (shih këtu).


Analiza

Titulli i artikullit të publikuar nga Lokalja.com pretendon se kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është shkarkuar nga detyra. Megjithatë, në përmbajtjen e artikullit dhe në njoftimin zyrtar të Sistemit Prokurorial të Kosovës thuhet se ajo është suspenduar nga ushtrimi i detyrës.

Suspendimi është masë e përkohshme dhe nuk nënkupton automatikisht shkarkimin e zyrtarit nga pozita.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere