Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon të publikohet artikulli me pretendimin e rremë se Gjermania ofron nga 10 mijë euro për punonjësit e një sektori

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook që mban emrin “ Atdheu Lajm” ka publikuar me datë 9 dhjetor një artikull me titull “Gjermani/ Bonus mirseardhjeje prej 10,000€ për punëtorët e këtij sektori”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i pasaktë, që nuk i përgjigjet as përmbajtjes.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje ku shkruan se një spital në Schlesëig-Holstein të Gjermanisë, ka vendosur të ofrojë bonuse mirëseardhjeje prej 10,000 eurosh për secilin punonjës të ri.

Pra, me anë të këtij titulli, portalet e dyshimta kanë lënë të kuptohet se ky bonus vlen për të gjithë punëtorët e rinj që vendosin të nisin punë në Gjermani.

Gjithashtu, ky artikull është i vjetër, i publikuar në muajin shkurt.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Atdheu Lajm”:

https://www.facebook.com/atdheulajm/posts/pfbid0WjhQA7z4J26sBaH4Pe4qetq4CNVRYJHY6drrTHKCrijWgBE1PQv5wgZWRVs8qiLCl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në portalin informativ në gjuhën kroate që operon në Gjermani, “Felix-magazine.de”, i cili citohet në artikullin e publikuar nga “Atdheu Lajm”. (shih këtu)


Ky artikull në lidhje me bonusin prej 10 mijë eurove për secilin punëtor të ri të ofruara nga spitali në Schleswig-Holstein është publikuar edhe nga mediumi gjerman “rnd.de”.


I njëjti artikull është publikuar edhe më herët nga portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, e që gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook publikuar një artikull në lidhje me një spital në  Schleswig-Holstein të Gjermanisë, që ka vendosur bonuse prej 10 mijë eurosh për secilin punëtor të ri.

Mirëpo, këtij artikulli i ka vënë titull të pasaktë duke pretenduar se Gjermania ofron bonuse mirëseardhje për secilin punonjës të ri.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere