[email protected]
Nuk ka vendim nga Trusti
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “al.truepostnew.com” dje (14 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Gjendja në Trust, Ja vendimi papritur që erdhi”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet lajmi për rënien e investimeve në “Trust” përgjatë periudhës janar-korrik 2022, të cilat kanë arritur në 161.7 milionë euro.

Pra, nuk ka asnjë vendim nga Trusti siç pretendohet në titull.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “al.truepostnew.com”:

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rënia e investimeve të këtij institucioni përgjatë periudhës janar-korrik 2022 ka arritur në 161.7 milionë euro. Investimet në Fondin e Kursimeve Pensionale në Kosovë, i njohur si Trust, po përjetojnë periudhën më të rëndë këtë vit si rrjedhojë e krizës në tregjet financiare ndërkombëtare.

Këtë e kanë pranuar edhe zyrtarët e Trustit, ndërsa edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pranuar se Trusti është duke pësuar humbje financiare.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “al.truepostnews.com”:

https://al.truepostnew.com/gjendja-ne-trust-ja-vendimi-papritur-qe-erdhi/?fbclid=IwAR0_XxhYENYdzX3kVwHZH2Y4VBeCyyRDyIEPlYa0Il-oy-rdc3ti_l5rXW4

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta”, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës. (shih këtu)


Në përmbajtje të këtij artikulli të publikuar nga portali i dyshimtë “al.truepostnew.com”, është cituar portali informativ në gjuhën shqipe që operon në Zvicër “albinfo.ch”, i cili përmban titull adekuat. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “al.truepostnew.com” ka publikuar një artikull lidhur me rënien e investimeve në “Trust”, ndërsa në titull është prenteduar rrejshëm se ky institucion ka marr një vendim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others