Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Nuk planifikohet vizitë e Lavrovit në Serbi

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” dje (2 shtator) ka publikuar një artikull me titull “E fundit / Rusia fillon “ofensivën” ndaj Ballkanit: Lavrov shkon personalisht në Serbi”.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve ka vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i publikuar më 28 maj, atëkohë kur shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov kishte planifikuar ta vizitonte Serbinë më 6 qershor.

Pra, ky portal i dyshimtë është munduar që këtë artikull ta paraqesë si aktual, duke i vënë në titull cilësimin “E FUNDIT”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/09/02/36275/?fbclid=IwAR0Ih2U_hI-eXikWpcCJ2Nk_LnT40oZ1yxoAGZdOVDLjkzgYBjc3HhAlafU

Ky artikull është publikuar edhe në Facebook (2 shtator) nga faqja “KOHA E RE”, e cila numëron afër 7 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur këtë artikull të publikuar në kohë reale (28 maj) nga mediumi “Top Channel” në kanalin e tij zyrtar në YouTube. (shih këtu)


Vlen të ceket se Lavrov kishte anuluar vizitën e planifikuar në Serbi më 6 dhe 7 qershor, pasi që Bullgaria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut, nuk lejuan avionin qeveritar të shefit të diplomacisë ruse të kalonte nëpër hapësirën e tyre ajrore. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit maj rreth vizitës së planifikuar të Sergei Lavrovit në Serbi.

Këtë artikull të vjetër, ky portal e ka publikuar dje (2 shtator) të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë në titull cilësimin “E FUNDIT”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere