Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pamje të snajperistëve të huaj shpërndahen si të FSK-së

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Janë publikuar fotografi ku shfaqen snajperistë të kamufluar me rroba të posaçme që i bëjnë të përzihen me mjedisin, me mbishkrimin që pretendon se bëhet fjalë për snajperistë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së).

Fillimisht kjo përmbajtje me këtë pretendim është publikuar të enjten (25 shtator ) nga një faqe në Facebook me emrin “Mitrovice Qyteti im”. Pastaj ajo është publikuar të shtunën (27 shtator) nga faqet “Mendim.al” dhe “Prishtina News”.

Pse nuk është i vërtetë pretendimi?

Hibrid.info ka gjetur se fotografitë me të cilat është publikuar pretendimi, nuk paraqesin snajperistë të FSK-së.


Hibrid.info ka kontrolluar secilën nga këto fotografi veçmas me anë të programit të automatizuar të kërkimit “InVID”.

Kërkimi për fotografinë e sipërme nuk ka gjetur prova që do të dëshmonin se se cilit shtet i përket snajperisti i shfaqur në pamje, por rezultatet kanë treguar se fotografia është gjetur në disa artikuj që kryesisht lidhen me konfliktin Armeni – Azerbajxhan (shih këtu).

Fotografia në anën e majtë të pjesës së poshtme tregon pamje të snajperistit të ushtrisë gjermane (shih këtu), ndërsa ajo në anën e djathtë është është gjetur në artikuj ku shfaqin pamje të ushtrisë turke (shih këtu).

Edhe për imazhin në qendër të pjesës së poshtme nuk është konfirmuar se për ushtrinë e cilit shtet bëhet fjalë, po kjo fotografi është hasur në disa raste si reklamim i rrobave të cilat vesh personi i shfaqur aty (shih këtu).

Analiza:

Përmes disa fotografive ku shihen ushtarë me snajperë, pretendohet se bëhet fjalë për pjesëtarë të FSK-së.

Me anë programit të automatizuar të kërkimit “InVID”, është gjetur se fotografitë nuk lidhen me FSK-në, por me ushtrinë gjermane, atë turke, konfliktin Armeni–Azerbajxhan, si dhe me përdorim reklamues të rrobave të kamuflazhit.

Andaj, bazuar në këto gjetje dhe me anë të metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere