Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka zotim nga Gjermania për dhurim falas të vaksinave kundër COVID-19 për Shqipëri e Kosovë

HIBRID

Portali dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull ku pretendohet se shteti i Gjermanisë këtë muaj do të dhurojë falas vaksinën kundër COVID-19 për shtetin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Mirëpo, një lajm i tillë rezulton të jetë tërësisht i trilluar, bazuar në hulumtimit nga hibrid.info, dhe verifikimin e fakteve, të cilat dëshmojnë se një lajm që ka të bëjë me dhurimin e vaksinës falas nga shteti gjerman, nuk është gjetur në asnjë burim kredibil.

Teksti origjinal i artikullit të publikuar nga “gjithckafresh.info”:

Shqipërisë dhe Kosovës në këtë muaj do tia dhuron vaks inën Gjermania

Merkel ka vendosur që këtë muaj ti bëjë gati vaks inat kundër Cov-idit.

Ajo ka premtuar se do ua dhuroj shtetit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Ne duhet ta falenderojmë atë për këtë gjest që po bën.

Nuk dihet ende numri se sa do i dërgoj ajo,por mbetët të shihet.

Hapni rekl.amMeN me posht

Vegëza e artikullit të publikuar nga “gjithckafresh.info”:

https://gjithckafresh.info/news/1593?fbclid=IwAR3MltY_alrnMMG76kzZ0J_GVXftAHLEE51f2kGTMKDwsIYcN_8YRF83KuM

Analiza:

Artikulli përmban titull dhe përmbajtje të rreme dhe ky lajm është i krijuar në mënyrë që të tërheqë lexuesit dhe përmes klikimeve të përfitohet materialisht. Pas verifikimit nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, nuk është gjetur asnjë lajm i tillë që flet rreth dhurimit të vaksinave falas për shtetin e Shqipërisë dhe Kosovës. Ky shkrim kategorizohet si ‘lajm i rremë’, ‘dezinformatë’ dhe ‘clickbait’.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere