Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht në titull lidhur me dënimin e Salih Mustafës

HIBRID

Portali informativ “Arbresh.info” ka publikuar sot (16 dhjetor) artikullin me pretendimin në titull se ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa është dënuar me 29 vjet burg nga Gjykata Speciale.

Artikulli i publikuar mbanë titullin “29 vite burg për komandant “Calin”, vjen reagimi i parë nga OVL e UÇK-së

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i shkruar gabim, pasi që në përmbajtje bëhet e ditur se Salih Mustafa është dënuar me 26 vjet burg.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Arbresh.info”:

Pjesë të artikullit të publikuar në “Arbresh.info”:

Pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim, ka ardhur reagimi nga OVL e UCK-së.

Kryetari OVL-së, Faton Klinaku, e ka quajtur të jashtligjshëm vendimin ndaj ish komandantit “Cali”.

“Ashtu siç e kemi thënë ne, kjo gjykatë është kryekput politike, ne nuk kemi shpresuar pasi vendimet kanë qenë politike, të denohet një person dhe akuza që është absurditet, aty akuzohet që kanë bërë vepra si grup ndërsa dënohet një person. Të bëjnë vrasje serbët dhe të dënohet Sali Mustafa është absurditet” ka thënë Klinaku.


Siç është bërë e ditur, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar të premten nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

“Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim“, ka thënë kryegjykatësja Mappie Veldt-Foglia, duke shtuar se krimet janë kryer ndaj shqiptarëve. (këtu)


Analiza:

Portali informativ “Arbresh.info” ka publikuar sot artikullin me pretendimin në titull se ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa është dënuar me 29 vjet burg nga Gjykata Speciale.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i shkruar gabim, pasi që në përmbajtje bëhet e ditur se Salih Mustafa është dënuar më 26 vjet burg.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info pretendimin e bërë në titull e vlerëson si “gabim”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere