Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se do të lirohet çmimi i naftës

HIBRID

Artikulli me titull “LAJMI I FUNDIT – Çmimi i naftës në Kosovë: do te lirohet në 1,35 euro?” është publikuar sot (18 korrik) nga portali i dyshimtë “banglacontent24.com”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i rremë, që nuk përputhet me  përmbajtjen. Në fakt, në artikull paraqitet një lajm i publikuar nga portali “Jepize.com”, më 5 shkurt, që kishte të bënte me çmimin e naftës të asaj kohe, por i cili është ndryshuar pjesërisht nga “banglacontent24.com” dhe është publikuar me pretendimin të paraqitet si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “banglacontent24.com:

https://banglacontent24.com/sites/lajmi-i-fundit-cmimi-i-naftes-ne-kosove-do-te-lirohet-ne-135-euro-3/?fbclid=IwAR2F0j5NaGPL0SfQ-7DztNY-XED5oX5OPxmADPb_UF0HZ-FwtP-WMZiWWGY


Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në rrjetet sociale në Facebook nga faqet “Gazeta Prishtina” dhe “Lajmet e Fundit +”. (shih këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (5 shkurt) nga portali informativ “Jepize.com”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “banglacontent24.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit shkurt të këtij viti, lidhur me çmimet e naftës. Ndërsa në titull, ka pretenduar rrejshëm se po publikojnë lajm aktual lidhur me rënien e çmimeve të naftës.

Gjithashtu, në artikullin e publikuar nga “banglacontent24.com”, ka ndërhyrje nga autori në përmbajtje.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere