Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Zvicra po kërkon 1 milionë punëtorë

HIBRID

Një llogari që mban emrin “njoftimeperviza” ka publikuar (29 dhjetor) një video-material që shfaq pamje nga Zvicra.

Video-materiali me anë të mbishkrimit ka pretenduar se Zvicra kërkon 1 milionë punëtorë.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se pretendimi nuk qëndron.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “njoftimeperviza”:

https://www.tiktok.com/@njoftimeperviza/video/7318053465169726725

Hibrid.info ka hulumtuar për pretendime të ngjashme dhe ka gjetur disa artikuj të mediave në gjuhën shqipe, të cilët kanë shkruar në lidhje me kërkesën e Zvicrës për punëtorë duke iu referuar numrit të vendeve të lira të punës në këtë vend (shih këtu dhe këtu).


Nisur nga fakti që vendeve të lira të punës në Zvicër, në këto artikuj iu referohen si kërkesë për punëtorë, hibrid.info ka kërkuar për të dhënat e fundit të Zvicrës sa i përket kësaj çështjeje.

Bazuar nga të dhënat e publikuara nga kompania “x28 AG”, e cila mbledh dhe ofron të dhëna për tregun zviceran të punës, tregohet për 251,226 vende të lira pune në tremujorin e fundit të vitit 2023 në Zvicër (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material me anë të cilit pretendohet se Zvicra kërkon 1 milionë punëtorë.

Pas verifikimit të hibrid.info, janë gjetur të dhëna që tregojnë për rreth 250 mijë vende të lira pune, shifër kjo që nuk përputhet me pretendimin më lartë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere