[email protected]
Vazhdon të publikohet artikulli me pretendimin e rremë për njohje
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Specialja” ka publikuar sot artikullin me titull “URIME NA QOFTË! Ky është Shteti që do të pranon Kosovën ..”

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë, që nuk i përgjigjet përmbajtjes. Artikulli është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “gazetaz.com” më 15 shkurt të këtij viti.

Gjatë hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar nga “Koha.net” më 24 shtator 2020. (shih këtu)

Lajmi ka të bëjë me ish- zëvendësministrin e jashtëm ukrainas, Vasyl Bodnar – që tani mbanë postin e ambasadorit të Ukrainës në Turqi, i cili atëkohë kishte paralajmëruar një njohje të mundshme të shtetit të Kosovës nga Kievi zyrtar.


Vegëza e artikullit të publikuar në faqen “Specialja” në Facebook:

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/pfbid02jUS8J7JkWFxUe9hJpKkKDtYnK3w3uYLMvGpi35VGF8GG9H2eBypvLQXgPQmes1iil


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazetaz.com”:

https://gazetaz.com/urime-na-qofte-ky-eshte-shteti-qe-do-te-pranon-kosoven/?fbclid=IwAR0DmpfQqYXLEljl0ILyQ9BTnbBgRz4Tw60CN1AM49N0knsSFeBzSZHAhGU


Gjatë kësaj interviste, është parë se Bodnar nuk ka përmendur asnjëherë njohjen e menjëhershme të Kosovës nga shteti të cilin e përfaqëson. E gjitha çfarë ka përmendur ky diplomat ukrainas, ishte vetëm mundësia që Kosova të njihet nga Kievi zyrtar, duke shtuar se kjo procedurë ende është në hapat e parë.

Intervistën e plotë të Vasyl Bodnar dhënë për RTV Ora mund ta gjeni këtu.


Nuk është hera e parë që ky aritkull publikohet nga portale të dyshimta, i njëjti është publikuar disa herë më parë e që gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Titulli i artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Specialja” është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen.

Ky tekst hyn në kategorinë “Clickbait”, pasi që pretendohet të paraqitet diçka që, në fakt, nuk është thënë nga ish- zëvendësministri i jashtëm ukrainas, Vasyl Bodnar.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others