[email protected]
Pretendimi për marrjen e vendimit për dasma, është jo i vërtetë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Mirret vendimi se a do të kemi dasma nga muaji Qershor”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të sajuar që nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit, pasi lajmi është i vjetër i publikuar në vitin 2019 dhe ka të bëjë me një reportazh nga media gjermane arte.tv për organizimin e dasmave shqiptare.

Gjithashtu, fotografia e artikullit është jo-adekuate, pasi shihet portreti i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, e cila nuk lidhet asgjë me përmbajtjen.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Specialja.com”:

Dasmat Shqiptare të “Schatz-ave” në Kosovë, lajm kryesor se a do të mbahen apo jo?

Tradita shqiptare vazhdojnë të mbijetojnë edhe sot e kësaj dite, por ato janë me musafirë të shumëta. Por tashmë ka filluar të bëhet ndryshimi i traditave shqipatre duke u kthyer dasmat në luksoze. / Hap 5 sek marketingun vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/05/14/perhajr-na-qofte-mirret-vendimi-se-a-do-te-kemi-dasma-nga-muaji-qershor/?fbclid=IwAR0ZUoHy6Y0SS7sTezyA3Ezyk5PCg_0mzRvtNAnBIoYZ_-RpUOBj_gTYqOY

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga portali “botasot.info”.

https://www.botasot.info/lajme/1171897/dasmat-shqiptare-te-schatz-ave-ne-kosove-lajm-kryesor-ne-mediat-gjermane/

Ky reportazh i bërë nga mediumi gjerman arte.tv, tregon se si organizohen dasmat shqiptare, duke përfshirë këtu edhe planifikimin e dasmave të shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë vendit, por kthehen në atdhe për të zhvilluar ceremoninë martesore.

https://www.arte.tv/en/videos/084752-011-A/re-luxury-weddings-in-kosovo/


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka përdorur një lajm të vjetër që përshkruan organizimin e dasmave të shqiptarëve që janë në diasporë, të cilin e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë atë si aktual duke i vënë titull e fotografi që nuk përputhet me përmbajtjen.

Ky portal i dyshimtë ka aluduar rrejshëm se artikulli ka të bëjë me lejimin e dasmava nga muaji qershor, duke dezinformuar kështu lexuesit, pasi që në përmbajtje paraqitet një lajm që nuk korrespondon me pretendimin e bërë në titull.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others