Të fundit | Inteligjenca artificiale në fushatat politike: mes ilustrimit të premtimeve… Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se “Greqia ka marr vendin ta njohë Kosovën”, është i rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull, përmes së cilit pretendon rrejshëm se “Greqia ka marrë vendim që ta njohë Kosovën si shtet”.

Hibrid.info ka kontrolluar faktet në këtë artikull, ku ka vlerësuar se titulli është i rremë, pasi që i njëjti nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Në këtë artikull gjendet lajm i vjetër, i muajit korrik, ku citohet një medium i Greqisë të ketë thënë se autoritetet greke po kanë frikë ta njohë Kosovën nga hakmarrja serbe për Qipron.

Pra, nuk ka asnjë të vërtetë në pretendimin se Greqia ka marrë vendim për ta njohur Kosovën, siç thuhet në titullin e artikullit të publikuar nga “konakushqiptar.com”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “konakushqiptar.com”:

Merr vendim Greqia që ta njohë Kosovën!!

Një faqe greke e lajmeve në gjuhën angleze ka raportuar për mundësinë që Greqia ta njohë Kosovën, duke përmendur hakmarrjen e mundshme të Serbisë për çështjen e Qipros si element që mund ta frikësojë Athinën.

“Zjarre” u ndezën pas një deklarate të paqartë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, rreth Kosovës, i cili deklaroi se pozicioni i Greqisë për statusin e Kosovës nuk ka ndryshuar, por shtoi se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel ligjin ndërkombëtar.

Vegëza e artikullit të publikuar në “konakushqiptar.com”:

https://konakushqiptar.com/web/news/2238?fbclid=IwAR1ymDwYwxcL9anhi7ko1tfCCcCLUe2QpnGh59yooTPLjAZ12-3j7_vDFZs

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/198568552313170


Pas hulumtimit përmes makinës së kërkimit “Google”, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në disa media online në Kosovë, ku tregon qartë se lajmi është i muajit korrik, ku thuhet se Greqia ka frikë ta njohë Kosovën nga hakmarrja serbe për Qipron.

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale nga disa media online në Kosovë:

https://kanal10.live/lajme/mediumi-grek-greqia-ka-frike-ta-njohe-kosoven-nga-hakmarrja-serbe-per-qipron

https://reporteri.net/lajme/mediumi-grek-greqia-ka-frike-ta-njohe-kosoven-nga-hakmarrja-serbe-per-qipron/?fbclid=IwAR0kJFTZ1dTt1bZ72yeq-FNG034b32QRGU54fMcrBGAtiIZI28iAfcuQfZI

Hibrid.info ka gjetur edhe artikullin autentik të publikuar nga mediumi grek në gjuhën angleze “Greek City Times”.

https://greekcitytimes.com/2021/07/08/greece-towards-kosovo-fears/

Analiza:

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një lajm të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë aktual duke i vënë titull të rremë se “Greqia ka frikë ta njohë Kosovën nga hakmarrja serbe për Qipron”.

Pa analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere