[email protected]
Pretendohet pa fakte se “3000 spiunë shqiptarë do t’u japin nga 100 euro të rinjve në kafenetë e Beogradit për të votuar kundër Vuçiqit”
shape
shape
shape

Në emisionin “Novo Jutro” të datës 28 tetor të transmetuar në RTV Pink në Serbi është hedhur pretendimi se “3000 spiunë shqiptar do t’u japin nga 100 euro të rinjve në kafenetë e Beogradit për të votuar kundër Vuçiqit”.

Këtë pretendim i bëri Miroslav Bjegović, profesor i shkencave të sigurisë dhe specialist për terrorizëm dhe krim të organizuar, i cili tha se “nga territori i Kosovës po përgatiten para të pista, me të cilat votuesit e rinj do të paguhen nga 100 euro”, dhe se “pritet një fluks prej 3000 spiunësh që do t’u japin ryshfet të rinjve dhe t’i bindin ata të rrëzojnë qeverinë dhe Aleksandër Vuçiqin“?!

Por, sipas verifikimit dhe kontrollit të fakteve në publikimet e këtyre mediave, rezulton se pretendimet e bëra nga profesori serb nuk mbështeten në fakte.


Vegëza e emisionit “Novo Jutro” të datës 28 tetor (min, 25):

https://youtu.be/xd3vp0gnYJU?si=4WV91j9CxlDIBQwJ&t=1533


Në kuadër të emisionit “Novo Jutro” u diskutua për operacion spiunazhi kundër Vuçiqit për zgjedhjet e 17 dhjetorit, me të ftuar Dragan J. Vuçiçeviq, kryeredaktor i të përditshmes “Informer”, Sasha Milovanoviq, drejtori i Srpski Telegraf dhe Miroslav Bjegoviq, profesor i shkencave të sigurisë dhe specialist për terrorizëm dhe krim të organizuar.

Gjatë emisionit Bjegoviq pretendoi se votuesit e rinj në Serbi do të paguhen nga 100 euro nga paratë e pista që do të hyjnë nga Kosova, konkretisht në angazhimin e 3000 spiunëve.

Çfarë tha Miroslav Bjegoviq në Pink?

Pritet dhe tashmë ka të dhëna se do të hyjnë shumë para të pista dhe shërbejnë për të shkatërruar sistemin ekzistues në vende të caktuara që nuk korrespondojnë me disa interesa të fuqisë perëndimore. Nga njëra anë, ato para të pista do të jenë një pjesë e madhe nga Kosova dhe M. që do të vendosen nga mafia shqiptare e drogës për të arritur qëllimet e tyre. Ja, këto janë paratë e pista me të cilat ata do të përpiqen të lobojnë dhe madje të subvencionojnë votuesit. Para së gjithash, këta janë ata që nuk kanë marr pjesë në zgjedhje. Dihet që brezat e rinj nuk dalin të votojnë, ndoshta nuk i intereson ajo pjesë politike. Pritet një fluks prej 3000, do t’i quaj spiunë, të cilët do të hyjnë në atë zonë dhe detyra e tyre do të jetë të lobojnë të rinjtë në vendet e tubimeve publike – kafene, restorante… T’i lobojnë, t’u thonë këto gjëra, madje edhe të paguajnë. Ata do t’u thonë se si qeveria ekzistuese nuk është e mirë, si të rrëzohet njeriu kryesor, si nuk funksionon për interesat serbe, si nuk është për Evropën.”

Përkundër që Bjegoviqi hedh pretendimin e mësipërm nuk ofron ndonjë fakt apo burim kredibil mbi të cilën e mbështetet atë.


Analiza:

Nuk ofrohen fakte apo burime kredibile për pretendimin se 3000 spiunë shqiptar do t’u japin nga 100 euro të rinjve në kafenetë e Beogradit për të votuar kundër Vuçiqit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “teori konspirative”.


Vlerësimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

 

Share With Others