Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Kosovë

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (16 mars) artikullin me titull “8 fëmijë përfundojnë në spital pasi hëngrën karamele”.

Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk tregon se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje. Gjithashtu, në këtë artikull shihet që edhe fotografia nuk korrespondon me përmbajtjen.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “Tetë fëmijë mësohet se janë transportuar në spitalin rajonal në Sun Valley, pasi kishin gëlltitur disa karamele të injektuara me marijuanë”.

Mirëpo, në fotografinë e vendosur në këtë artikull, shihet një veturë e Policisë së Kosovës. Kjo lë vend për keqkuptim te lexuesit, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur diku në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/667951/8-femije-perfundojne-ne-spital-pasi-hengren-karamele/?fbclid=IwAR3yRqgZHKHiwkrxw1B0okunS_r-1P1rOU51m31OfYVYshRR3WBxGQmLO7U


Pas hulumtimit të bërë përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të gjejë origjinën e shkrepjes së fotografisë së përdorur. Autenticiteti i së cilës korrespondon me një ngjarje të datës 30 nëntor 2022, atëkohë kur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kishte ndodhur një vrasje.

Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e datës 30 nëntor 2022, të publikuar me këtë fotografi në disa media online në gjuhën shqipe. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull, me një ngjarje në Los Angeles, i cili flet për 8 fëmijë të cilët përfunduan në spital shkaku i përtypjes së disa karameleve të injektuara me marijuanë.

Mirëpo, këtij artikulli, ky portal i ka vënë titull përgjithësues që nuk tregon se në cilin vend ka ndodhur ngjarja. Gjithashtu, edhe fotografia e vendosur në këtë artikull nuk korrespondon me përmbajtjen.

Në fotografi shihen veturat e Policisë së Kosovës, ndërsa ai imazh i përket një ngjarjeje të muajit nëntor 2022 që kishte ndodhur në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere