Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për nisje të reduktimeve të rrymës “3 me 3”

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Nëpërmjet një postimi në Facebook, një faqe ka pretenduar se nga 19 dhjetori në Kosovë do të fillojnë reduktimet e rrymës “3 me 3”.

Postimi u bë nga faqja “Kosova e Re” më 18 dhjetor. Përshkrimi me këtë pretendim iu vendos një imazhi në të cilin shkruante: “KOSTT paralajmëron reduktime të rrymës në disa komuna të mëdha, shkak rritja e konsumit të energjisë”.

E vërteta?

Autoritetet nuk kanë paralajmëruar reduktime të rrymës me këtë format dhe nuk kanë specifikuar se kur do të mund të nisë reduktimi.

KOSTT është Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, kompani publike me 100 % të aksioneve shtetërore. Në një njoftim të 18 dhjetorit, KOSTT-i ka thënë se konsumi ka shënuar rritje në orët e pikut dhe ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët për të shmangur mbingarkesat. KOSTT-i ka thënë se operimi në kushte mbingarkese mund të imponojë zbatim të reduktimeve të kontrolluara dhe të përkohshme të furnizimit, por nuk ka specifikuar metodologjinë siç pretendohet “3 me 3”, që do të thotë tri orë me rrymë dhe tri orë pa të.

Në asnjë rast, në këtë njoftim nuk shkruhet “nesër” apo “19 dhjetor” si ditë për nisjen e reduktimeve.


Mbi këtë njoftim, portali informativ “Sinjali.com” ka publikuar artikullin me titull “KOSTT paralajmëron reduktime të rrymës në disa komuna të mëdha, shkak rritja e konsumit të energjisë”. Aty nuk ka përmendur metodologjinë e reduktimeve e as se kur mund të nisë kjo. Me këtë titull, ky portal informativ në faqen e vet në Facebook ka publikuar edhe një imazh.

E faqja “Kosova e Re” ka marrë këtë imazh dhe ia ka shtuar përshkrimin që pretendon se nga nesër (për 19 dhjetor) do të nisin reduktimet “3 me 3”. Në postimin e saj, kjo faqe e ka mbuluar logon e “Sinjali.com”. (shih fotografitë më poshtë)


Po ashtu, hibrid.info ka kërkuar nëpërmjet “Google” dhe nuk ka gjetur në ndonjë medium apo burim kredibil të informacionit që ka theksuar se reduktimet do të jenë në formatin “3 me 3”.


Publikimi deri në momentin e trajtimit nga hibrid.info ka marrë rreth 50 reagime, mbi 30 komente e 3 shpërndarje.

Bazuar në komentet në postimin e faqes “Kosova e Re”, lexuesit i kanë dhënë konotacion politik duke kritikuar pushtetin e deritashëm.


Analiza:

Pretendimi nga faqja “Kosova e Re” në Facebook për nisjen e reduktimeve të rrymës “3 me 3” nga 19 dhjetori është i pavërtetë.

Një pretendim i tillë nuk është gjetur i publikuar në ndonjë medium apo burim kredibil të informacionit.

KOSTT, si autoritet përgjegjës, ka paralajmëruar se nëse nuk kursehet rryma nga qytetarët ka mundësi reduktimesh të kontrolluara, pa specifikuar format apo datë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere