Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për vdekjen e Hashim Thaçit

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi të publikuar sot (8 gusht) në median sociale TikTok pretendohet se ka vdekur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Postimi u publikua nga llogaria me emrin “xaxa_baba_”.

E vërteta?

Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave online të kërkimit dhe rezultatet nuk shfaqin asnjë informacion të publikuar nga burime kredibile që ta konfirmonte këtë pretendim.


Hibrid.info ka kërkuar në Google me fjalët kyçe “Vdes Hashim Thaçi”, e që rezultatet nuk shfaqin asnjë informacion të publikuar. (shih këtu)

Gjithashtu, për ta konfirmuar më tej se ky pretendim është i pavërtetë, Hibrid.info ka kontrolluar edhe ueb-faqen zyrtare të subjektit politik “Partia Demokratike e Kosovës”, ku Thaçi ka qenë kryetar. Në këtë faqe nuk figuron asnjë njoftim nga partia që të konfirmojë vdekjen e tij, siç pretendohet në postimin në fjalë. (shih këtu)


Deri në publikimin e këtij artikulli, postimi në TikTok ka arritur të grumbullojë mbi 10 mijë shikime, 74 reagime e 35 komente. (shih fotografinë më poshtë)


Rreth llogarisë “xaxa_baba_” në TikTok

Kjo llogari ka publikuar dhjetëra postime të ngjashme, duke përdorur emra dhe imazhe të personave të ndryshëm, për të cilët pretendon rrejshëm se kanë ndërruar jetë (shih këtu).

Një tjetër element i rëndësishëm është se, përmes këtyre postimeve, llogaria ka arritur të grumbullojë afro 80 mijë pëlqime dhe rreth 4 mijë e 500 ndjekës.-


Analiza:

Më 8 gusht, në TikTok u publikua një video nga llogaria “xaxa_baba_”, ku pretendohej se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte vdekur.

Hibrid.info verifikoi pretendimin përmes kërkimeve online në Google me fjalët kyçe “Vdes Hashim Thaçi” dhe nuk gjeti asnjë informacion nga burime të besueshme që ta konfirmonte lajmin. Po ashtu, u kontrollua edhe ueb-faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Kosovës, ku Thaçi ka qenë kryetar, dhe nuk kishte asnjë njoftim për një ngjarje të tillë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere