Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se fotografia paraqet armatimet si donacion i SHBA-ve për Izraelin

FATBARDH DEMA

Një faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe që mban emrin “Mesxhid Al Aksa” ka publikuar një imazh në të cilin paraqiten disa armë (bomba), me anë të së cilës pretendohet se ato i janë dhënë donacion Izraelit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi është i vjetër, dhe paraqet pamjet e disa bombave në zonën e magazinimit të municioneve në Republikën e Koresë.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Mesxhid Al Aksa”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02xvNK45fxDJmBrSVtqbAaPyeTuUwN7R4i8HmnLKWtAaH4RYf1EX4szGq13MfGiEEgl&id=61553997681678


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë imazhin e njëjtë të publikuar në një artikull nga mediumi amerikan “BussinesInsider.com”. (shih këtu)

Në mbishkrimin e këtij imazhi qartësohet se ai është shkrepur në vitin 2014 nga “Senior Airman Katrina Heikkinen”, në zonën e magazinimit të municioneve në Republikën e Koresë. (shih këtu)

Mbishkrimi i fotografisë, i përkthyer në shqip:

Më shumë se 80 bomba Blu-109 dhe Mark-84 në zonën e magazinimit të municioneve Wolf Pack, Baza Ajrore Kunsan, Republika e Koresë, 23 tetor 2014.


Analiza:

Një faqe në Facebook ka publikuar një imazh të vitit 2014, të shkrepur në Republikën e Koresë, me anë të së cilit ka pretenduar rrejshëm se paraqiten bomba që i janë dhuruar Izraelit si ndihma nga SHBA-të.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere