Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Pretendime të rreme: Haxhiu nuk ka folur rreth pagës minimale, siç pretendohet

HIBRID

Portalet e dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe “khabarchautarinp.com” dhe “newsamar26.com” kanë publikuar një artikull me titull “Albulena Haxhiu: Nuk ka page me te ulet se 450 euro ne Kosove”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se si titulli ashtu dhe përmbajtja janë të trilluara (rreme).

Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info nuk ka gjetur këtë deklaratë të bërë nga Albulena Haxhiu, e as diçka të ngjashme lidhur me pagën minimale të thënë nga ajo, siç pretendohet rrejshëm në këtë artikull.

Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta ““khabarchautarinp.com” dhe “newsamar26.com”:

https://khabarchautarinp.com/2021/12/15/albulena-haxhiu-nuk-ka-page-me-te-ulet-se-450-euro-ne-kosove/?fbclid=IwAR2wHLcYfqsJUUW9m1esqarD9OktErNkqhokfFIfa5uGl9XamCbSbK-3Zqw
https://khabarchautarinp.com/2021/12/15/albulena-haxhiu-nuk-ka-page-me-te-ulet-se-450-euro-ne-kosove/?fbclid=IwAR2wHLcYfqsJUUW9m1esqarD9OktErNkqhokfFIfa5uGl9XamCbSbK-3Zqw
https://newsamar26.com/2021/12/15/albulena-haxhiu-nuk-ka-page-me-te-ulet-se-450-euro-ne-kosove/?fbclid=IwAR0r8nZp5tcWxxiNSKO1UnP6VtotiL-Rv1FXx9fsSP1yUrtS6LEXyUWyHwc
https://newsamar26.com/2021/12/15/albulena-haxhiu-nuk-ka-page-me-te-ulet-se-450-euro-ne-kosove/?fbclid=IwAR0r8nZp5tcWxxiNSKO1UnP6VtotiL-Rv1FXx9fsSP1yUrtS6LEXyUWyHwc

Artikulli i njëjtë është shpërndarë edhe nga disa faqe në Facebook, të cilat me anë të këtij artikulli të rremë kanë arritur të grumbullojnë numër të madh komentesh e reagimesh nga lexuesit. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në tetor të këtij viti ka premtuar se paga minimale në vend të bëhet 250 euro. Kjo deklaratë e të parit të Qeverisë mund të merret si kredibile. (shih vegëzen e artikullit në koha.net)

Premtimi i Kurtit për rritje page minimale në 250 euro dëshmon se aktualisht ajo është më e ulët. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit 2020, paga minimale ka qenë 218 euro (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi i bërë nga këta tre artikuj, pas kontrollit të fakteve, rezulton të jetë tërësisht i sajuar. Në përmbajtje të këtyre artikujve, pretendohet pa asnjë fakt se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se në Kosovë paga minimale është 450 euro.

Nga analiza e këtyre fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere