Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Profili i Jasharajt në këtë fotografi është i montuar

FATBARDH DEMA

Portali informativ “KosovaPost.net” dje (15 shtator) ka publikuar një artikull me deklaratën e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, i cili e quajti frikacak (tuc) kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pasi ky i fundit ishte shprehur se nuk është e çuditshme që opozita po e mbështet grevën në arsim.

Megjithatë, ky portal këtij artikulli i ka vënë një fotografi në të cilën shihet kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se kjo fotografi është e montuar, pasi në imazhin e vërtetë nuk gjendet Jasharaj por kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në bazë të hulumtimit, fotografia autentike e Krasniqit me Lladrovcin është realizuar më 18 nëntor 2021 dhe është postuar në llogarinë zyrtare të kryetarit të PDK-së në rrjetin social Facebook.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “KosovaPost.net”:

https://kosovapost.net/reperi-qe-guxonte-te-mbante-koncerte-ne-kohen-kur-kosova-digjej-i-thote-kurtit-tuc/

Ky portal këtë artikull e ka postuar edhe në faqen zyrtare në Facebook, me anë të së cilës ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh. Vërehet qartë se shumica e komentuesve kanë rënë pre e kësaj fotografie të edituar, duke e marrë atë si të mirëqenë. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info ka gjetur fotografinë autentike të publikuar në llogarinë e Krasniqit në Facebook, i cili shihet së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci. (shih këtu)


Pra, fotografia është montuar duke e larguar fytyrën e Lladrovcit, për ta zëvendësuar me atë të kreytarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt.


Analiza:

Portali “KosovaPost.net” në një artikull të publikuar ka vënë fotografi në të cilën shihet Memli Krasniqi dhe Rrahman Jasharaj.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia është e edituar, pasi në imazhin autentik nuk gjendet Jasharaj, por kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere